TELEFONO
+355 (0)4 22 35 597/8
E-MAIL
adf@albaniandf.org
ORARI I PUNËS
E Hënë - E Enjte: 08:00-16:30; E Premte: 08:00-14:00

Zhvillimi i qendrave turistike

Zhvillimi i qendrave turistike (8.4 milion euro)

 

Synimi i këtij komponenti është përmirësimi i qendrave turistike përgjatë korridorit turistik të Shqipërisë së Jugut. Investimet kryesore përfshijnë:

  • Restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore
  • Përmirësimin e infrastrukturës (rrugët, sinjalistika)
  • Krijimi i ndalesave panoramike përgjatë itinerarit
  • Përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planeve të menaxhimit të destinacioneve turistike, projekteve inxhinierike e supervizimet e punimeve

Gjatë përgatitjes së projektit një thirrje për aplikime për përmirësimin e siteve turistike u bë prej Ministrisë së Zhvillimit Urban. Thirrja ishte e hapur për propozime nga aktorë kyç prej gjithë zonës së mbuluar nga projekti, ndërkohë që u përgatitën kritere të detajuara për shqyrtim e përzgjedhje. Procesi i shqyrtimit u përdor për të kufizuar numrin e projekteve në ato që adresonin objektivat e këtij projekti e që gjithashtu nuk kishin një kosto të lartë përsa i përket karakterit të tyre mjedisor apo shoqëror.

 

Procesi i listimit u zhvillua si pjesë e një ushtrimi për Auditimin e Destinacioneve dhe u bazua në gjashtë kritere të ndryshme:

a) mundësia për të tërhequr vëmendjen e turistëve,
b) mundësia për ndikim ekonimik ne sektorin e turizmit ,
c) dëshira për zhvillim,
ç) diversifikimi, shtimi i opsioneve të reja turistike dhe promovimi i sinergjive me asete të tjera,
d) problematika mjedisore e shoqërore dhe të pronësisë,
dh) mundësi për qëndrueshmëri e mirëmbajtje.


Identifikimi

Nga ky proces një total prej tetë sitesh turistike me një potencial të rëndësishëm u identifikuan dhe u përzgjodhën për mbështetje prej projektit. Projekte të detajuara për zhvillimin e integruar turistik dhe menaxhimin e destinacioneve do të përgatiten ose janë tashmë në proces.

Investimet për përmirësimin e siteve turistike do të përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, përmirësimin e infrastrukturës ndihmëse, të tilla si rrugë makinash, shtigje për këmbësorë, qendra për vizitorët, sinjalistikë, krjimin e vendpushimeve apo të soditjes së pejsazhit, etj, përgjatë gjithë korridorit turistik të Shqipërisë jugore.

Në projektimin e këtyre ndërhyrjeve do të ndiqet një qasje e integruar që synon përmirësimin e eksperiencës së vizitorëve por edhe një menaxhim të qëndrueshëm të sitit.

WordPress Theme built by Shufflehound. © Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.