Buxheti: 63.8 milionë Euro
Kohëzgjatja: 2017 – 2022
Financues: Banka Botërore
Shtrirja gjeografike: 3 qarqe (Vlorë, Berat, Gjirokastër); 4 bashki (Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet) dhe korridori turistik që kalon në këtë rajon.
Përfitues: 92 mijë përfitues
Objektivi i Projektit:
Përmirësimi i infrastrukturës urbane, nxitja e turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë. Projekti do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës.
Projekti mbështetet në një paketë aktivitetesh dhe përbëhet nga komponentët si më poshtë:
Komponentet e projektit
Komponenti 1. Projektimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës
Financon hartimin e projekteve për zbatimin e projektimit urban dhe përmirësime të infrastruktures bashkiake në katër qendrat urbane: Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Permeti. Investimet në këto bashki të përzgjedhura do të përfshijnë rehabilitimin e:
- hapësirave publike (psh, parqe, sheshe, pedonale);
- rrjet rrugor, nyje inter-modale dhe infrastruktura shoqëruese (p.sh , trotuaret, kryqëzimet rrugore, ndriçimet rrugore, korsitë e biçikletave, stacionet e autobusëve);
- restaurimin e ndërtesave të përzgjedhura të trashëgimisë dhe përmirësimin e fasadave të ndërtesave të zgjedhura dhe;
- përmirësimin e zonave turistike (p.sh. rrugët hyrëse, qendrat e vizitorëve, vendparkimet, sinjalistika turistike).
Ky komponent do të financojë gjithashtu përgatitjen e projekteve urbane, studimeve të fizibilitetit, projekteve inxhinierike, dhe supervizimin e projekteve ndërtimore; Infrastruktura nëntokësore do të përfshihet si pjesë e përmirësimit të rrjetit rrugor, kur të jetë e nevojshme.
Komponenti 2. Përmirësimi i siteve turistike
Financon investime që kanë për qëllim përmirësimin e siteve turistike që do të përzgjidhen përgjatë korridorit turistik në Shqipërinë e Jugut. Investimet do përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë dhe aseteve kulturore, përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse. Ky komponent do të financojë gjithashtu përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planet e menaxhimit të siteve, projektet inxhinierike dhe supervizimin e projekteve ndërtimore.
Komponenti 3. Tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve
Ky komponent do të financojë aktivitetet për përmirësimin e menaxhimit bashkiak dhe ofrimin e shërbimeve, si dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerës. Ky komponent është i ndarë në dy komponentë plotësues: .
- Mbështetja në ofrimin e shërbimeve bashkiake.
- Zhvillimi i produkteve turistike dhe zinxhirit të vlerës.
Gjatë vitit 2021, është punuar për 5 konsulenca
Rezultate të pritshme:
- 100 mijë m² hapësira publike të rehabilituara;
- 11 site turistike të rehabilituara me akses të përmirësuar;
- Rritje me 5% e të turistëve të kënaqur në sitet turistike të rehabilituara;
- 4 bashki me sistem menaxhimi të përmirësuar dhe partneritet funksional të menaxhimit të destinacionit;
- 14 km rrugë urbane të rehabilituara;
- 19 km rrugë me ndriçim të përmirësuar;
- 16 km rrugë këmbësore të rehabilituara;
- 5 plane të menaxhimit të sitit;
- 25 produkte të zhvilluara me mbështetjen e menaxhimit të destinacionit;
- 20 trajnime mbi rritjen e kapaciteteve të bashkive.
Gjatë kësaj periudhe, FSHZH ka punuar intensivisht me ekipin e Bankës Botërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe MZHU me qëllim realizimin e objektivave të zbatimit të projektit.
Gjatë vitit 2021 janë përgatitur një set dokumentesh të nevojshme si: projekt propozim dhe riprogramim, kryesisht i komponentit 3, në bashkëpunim të ngushtë dhe me ekipin e Bankës Botërore. Gjithashtu, është dakordësuar midis FSHZH dhe BB për amendimin e Marrëveshjes së Huasë dhe të Projektit dhe hapi i radhës konsiston në ndjekjen e procedurave të brendshme ligjore të cilat përfshijnë miratimin e saj në parim nga Qeveria Shqiptare dhe më pas ratifikimin e saj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu është punuar në bashkëpunim me konsulencën e angazhuar për “Marketimin e Jugut të Shqipërisë”dhe bashkive përftuese, për krijimin e logove dhe sloganeve turistike të tyre si dhe përgatitjen e prezencës online të tyre me faqe web dhe profile mediash sociale.
Ka filluar procesi i tenderimit për konsulencën “Zhvillimi i produkteve turistike” paketa e parë dhe e dytë, si dhe “Statistikat në turizëm”.
Në bashkëpunim me BB po punohet për qasjen në lidhje me mbështetjen që do u jepet bashkive përfituese për rritjen e kapaciteteve të menaxhimit të destinacionit dhe pilotimit të modeleve të para të menaxhimit turistik të territoreve të tyre.
Gjithashtu, gjatë vitit 2021 është punuar për hartimin e termave të referencës mbi sitet turistike Kala e Kaninës, Kala e Borshit, dhe shpella e Spillesë.
Publikime:
ESMP SARANDA_PG01_PG03_PG07_PG07A
ESIA SARANDA_PG01_PG03_PG07_PG07A
ESIA Cerciz T. Square Gjirokaster_English
VNMS Cercizi T. Sheshi Gjirokaster_Albanian
Aktivitete:
Konsultim me publikun Bashkia Sarandë
Konsultim me publikun Bashkia Gjirokastër
Konsultim me publikun Bashkia Gjirokastër
(Në proces përditësimi )