Buxheti: 9.5 miliardë Lekë
Kohëzgjatja: 2016-2020
Financues: Qeveria Shqiptare
Shtrirja gjeografike: Në 9 Qarqet e Shqipërisë, 18 bashki
Përfitues: 620 mijë banorë
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shëbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve të infrastruktures rrugore.
Në kuadër të iniciativës së Qeverisë Shqiptare për financimin e projekteve prioritare të infrastrukturës rrugore, FSHZH u angazhua për identifikimin dhe vlerësimin e segmenteve rrugore prioritare me impakt të lartë në zhvillimin ekonomik me objektiv përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Rezultate
Punimet kanë përfunduar për 22 kontrata të cilat janë në periudhën e garancisë:
- Segmenti rrugor Grekan – Dragot, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;
- Segmenti rrugor Cërrik – Belsh – Grekan, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;
- Rikonstruksioni i rrugës së Velipojës: Seg Harku i Berdicës – Baks Loti II;
- Rikonstruksioni i rrugës së Velipojës: Seg Harku i Berdicës – Baks Loti III;
- Ndërtimi Unaza e re Peshkopi;
- Rruga Fushë Arrëz – Reps;
- Rikonstruksioni i rrugës Fushë Krujë – Thumanë;
- Rikonstruksioni i 3 rrugëve hyrëse të qytetit të Rrogozhinës;
- Rruga Gradishtë – Spolatë;
- Rruga Mërtish – Tre Urat;
- Rikonstruksioni i rrugës hyrëse të qytetit Bajram Curri;
- Unaza e Vaut të Dejës;
- Rruga Taulantët në Universitetin Bujqësor të Tiranës;
- Rruga Gërmenj – Okshtun – Zambishtë;
- Rikonstruksioni i rrugës Ura e Çopanit – Zhabiak – Ura e Çorumit;
- Rikonstruksioni i rrugës Lalëz – Bizë – Draç;
- Rikonstruksioni i rrugëve 2,3,4 dhe paralele në Golem;
- Ndërtimi Shetitores Mak Albania-Pusi Nr.1 dhe rikonstruksioni i Kanalit KK1(pjesa fundore);
- Rikonstruksioni i rrugës Kastriot – Arras;
- Sistemim, asfaltim rruga Qafë Plloçë – Pogradec dhe Unaza Pogradec;
- Rikonstruksioni i rrugës Korçë – Voskop – Polenë – Korçë;
- Rikonstruksioni i rrugës Borje – Kufi;
- Segmenti Dragot – Kozare – Kucove – Ura Vajgurore, pjesë e aksit Cërrik – Belsh – Kuçovë – Ura Vajgurore;
(Përditësimi i fundit, Dhjetor 2020)