Buxheti: 23.7 miliardë Lekë
Kohëzgjatja: 2018-2022
Financues: Qeveria Shqiptare
Shtrirja gjeografike: Në 12 Qarqet e Shqipërisë, 32 bashki
Përfitues: 500 mijë banorë
Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës të banorëve në të gjithë vendin, rritja e aksesit në shërbimet bazë, promovimi i turizmit dhe nxitja e sektorit bujqësor, përmes financimit të projekteve me ndikim rajonal.
Si rezultat i ecurisë pozitive dhe performancës së lartë në menaxhimin me sukses të objekteve të financuara në vitin 2017, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdoi procesin e identifikimit dhe seleksionit të projekteve të tjera me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Për këtë projekt Qeveria Shqiptare ka akorduar një financim prej rreth 7.2 miliardë Lekë.
Rezultate
Aktualisht kanë përfunduar punimet për:
-Asfaltimin e rrugës Kryqëzimi Shëngjin-qyteti Shëngjin-Porti Ushtarak; Tepelenë-Bënçë-Lekdush punime shtesë;
– Rikonstruksionin e rrugës Agim-Babunjë, Bashkia Divjakë;
– Rikonstruksionin e rrugës së Beratit (Segmenti Ish-Fabrika Plasmasit-Karbunarë);
– Rrugën Qendër Gosë-Hekurudha-Gosë e Madhe, Bashkia Rrogozhinë;
– Rikonstruksionin e Rrugës Ramize Gjebrea Faza II, (Lidhja e rrugës së Pyllit të Sodës me rrugën Transballkanike dhe Autostradën);
– Bulevardin e Vlorës, faza II;
– Rikonstruksionin/ rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona B drejtim i rrugës Justin Godart;
– Rikonstruksionin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimi i hapësirave publike tek zona e plazhit te Shkëmbi i Kavajës;
– Rivitalizimin urban, Bulevardi Maliq-Drithas;
– Ndërtimin e stacionit të pompimit, Depos 50m³ dhe rrjetit elektrik TU dhe TM për furnizimin e depos 2,000 m³ të Lugut të Dardhës, Sarandë;
– Rikonstruksionin e sheshit të Shirokës;
– Ndërtimin e Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave te Liqeni Belshit, Faza III;
– Rikonstruksionin e rrugës Balldre-Bend;
– Ndërtimin e sheshit të Roskovecit;
– Ndërtimin e Urës Zezë dhe mbrojtje nga përmbytjet qyteti Fushë-Krujë;
– Rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë: Segmentet Rrethrrotullim Imësht-Ngurrëz, Fier i Ri-Kashtbardh, Qerret-Kadiaj-Savër;
– Rikonstruksionin e Shëtitores Taulantia, Durrës;
– Ndërtimin e Depos dhe rrjetit Shpërndarës të ujësjellësit të Grabianit.
Ndërkohë vijon puna për objektet:
- Rehabilitimi i Lumit Gjanica dhe rikonceptimi i qendrës së qytetit të Fierit;
- Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës, Segmenti jugor nga Fusha e Sportit deri te Tuneli;
- Rikualifikimi i Parkut Industrial Kuçovë
Duke marrë në konsideratë fondet e nevojshme për të mbyllur objektet në vazhdim dhe parashikimet buxhetore në PBA 2020-2022, FSHZH ndërmori procesin e programimit të investimeve të reja në një vlerë prej 6.5 mld Lekë.
Kështu, bazuar mbi studimet dhe nevojat për ndërhyrje në zonat e kthyera në destinacione të mirëfillta turistike, të dhënat ndër vite që FSHZH disponon, vlerësimet në terren nga vetë inxhinierët e FSHZH, kërkesat e shprehura në takime të ndryshme me përfaqësues të interesave në zona, etj., është hartuar lista e projekteve për financim nga Buxheti i Shtetit, Programe Zhvillimi. Kjo listë përmban 11 objektet si më poshtë:
- Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet–Çarshovë;
- Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe rikualifikimit urban në Zonën e Plazhit-Palasë-Dryhmades;
- Ndërhyrje e Integruar për përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve Shqiptare;
- Rikualifikim urban i Bllokut në qendër të Kamzës;
- Rivitalizim i rrugës Andon Pofka dhe hapësirave përreth saj, Bashkia Fier;
- Rehabilitim i sheshit Ahmet Zogu dhe parkut Geraldinë në Qytetin e Burrelit;
- Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e konektivitetit dhe rikualifikim urban në Bashkinë e Kavajës;
- Ndërtim i rrugës Rrëshen–Sheshaj;
- Ndërtim i bypass të Gjirokastrës;
- Rruga e vendit të shenjtë Mali i Tomorrit, Loti 2;
- Rikualifikim Urban dhe ndërtimi i agjinaturës për mbrojtjen nga Vjosa I Nj.A. Novoselë.
Janë lidhur kontratat, janë marrë lejet e zhvillimit dhe janë në fazën e implementimit të punimeve projektet:
- Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet–Çarshovë;
- Rikualifikim urban i Bllokut në qendër të Kamzës;
- Rivitalizim i rrugës Andon Pofka dhe hapësirave përreth saj, Bashkia Fier;
- Rehabilitim i sheshit Ahmet Zogu dhe parkut Geraldinë në Qytetin e Burrelit;
- Ndërhyrje e integruar për përmirësimin e konektivitetit dhe rikualifikim urban në Bashkinë e Kavajës;
- Ndërtim i rrugës Rrëshen–Sheshaj;
- Ndërtim i bypass të Gjirokastrës;
- Rruga e vendit të shenjtë Mali i Tomorrit, Loti 2.
Referuar Aktit Normativ nr. 28 datë 02.07.2020, këtij programi iu shtuan edhe objektet e mëposhtme me vlerë rreth 10 mld lekë:
- Rehabilitimi i Lagjeve 4, 5 dhe 6 të bashkisë Kukës;
- Sistemimi i Përroit të Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Llixha dhe Rikualifikim urban i zonës;
- Rikualifikimi urban i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe Parkut për pushuesit;
- Rikualifikimi i qendrës së Çorovodës (Faza II);
- Rehabilitimi i Rrugëve, Shesheve dhe fasadave, Blloku tek Lagjia Nr. 2, Pogradec;
- Rikualifikimi Urban i Unazës së Re, Berat;
- Riveshje Aksi Rrugor Çermë-Divjakë si dhe degëzimet për fshatrat: Grabian, Çermë, Shkumbin–Bishçukas, Dushkuçan-Hallvaxhias-Gërmenj i Madh;
- Rikonstruksioni i Fasadave të objekteve përgjatë Lumit Drin në qytetin e Lezhës, Blloku Nr. 1 dhe Rruga Lalmiri, Naim Frashëri;
- Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit dhe krijimi i hapësirës rekreative në zonën e liqenit artificial, Ballsh;
- Ndërtimi, Asfaltimi, Rrjeti inxhinierik, Rruga Nr. 1, Lëkurës,Lot 1+2;
- Rikualifikimi dhe sistemimi i Lumit Gjanica, Loti II, Fier;
- Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit;
- Rikualifikimi urban i zonës turistike, Golem;
- Rikonstruksioni i Rrugës Miras-Arrëz;
- Rikonstruksioni i Rrugës Çamëria dhe i Unazës së qytetit, Kavajë;
- Përmirësimi i shtresave asfaltike për rrugët në Rajonet 1, 2 (Marrëveshje Kuadër);
- Përmirësimi i shtresave asfaltike për rrugët në Rajonet 3, 4 (Marrëveshje Kuadër);
- Rehabilitimi i Rrugës Nivicë-Salari;
- Rikonstruksioni i Rrugës nga kryqëzimi Dardhë-Arrëz deri në fshatin Nikolicë;
- Asfaltimi i Rrugës Labinot-Fushë/Qafë Renas si dhe Rrugës së re të varrezave Elbasan dhe ndërtimi i mbikalimit hekurudhor në kryqëzimin e Rrugës Nacionale Elbasan-Librazhd, me rrugën “Borodin Mitarja”;
- Mbështetje për programin (Oponencë, Mbikqyrje dhe Kolaudim Punimesh).
Janë lidhur kontratat, janë marre lejet e zhvillimit dhe janë në fazën e implementimit të punimeve 18 projekte:
- Rehabilitimi i Lagjeve 4, 5 dhe 6 të bashkisë Kukës;
- Sistemimi i Përroit të Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Llixha dhe Rikualifikim urban i zonës;
- Rikualifikimi i qendrës së Çorovodës (Faza II);
- Rehabilitimi i Rrugëve, Shesheve dhe fasadave, Blloku tek Lagjia Nr. 2, Pogradec;
- Rikualifikimi Urban i Unazës së Re, Berat;
- Riveshje Aksi Rrugor Çermë-Divjakë si dhe degëzimet për fshatrat: Grabian, Çermë, Shkumbin–Bishçukas, Dushkuçan-Hallvaxhias-Gërmenj i Madh;
- Rikonstruksioni i Fasadave të objekteve përgjatë Lumit Drin në qytetin e Lezhës, Blloku Nr. 1 dhe Rruga Lalmiri, Naim Frashëri;
- Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit dhe krijimi i hapësirës rekreative në zonën e liqenit artificial, Ballsh;
- Ndërtimi, Asfaltimi, Rrjeti inxhinierik, Rruga Nr. 1, Lëkurës, Lot 1+2;
- Rikualifikimi dhe sistemimi i Lumit Gjanica, Loti II, Fier;
- Rikualifikimi urban i zonës turistike, Golem;
- Rikonstruksioni i Rrugës Miras-Arrëz;
- Rikonstruksioni i Rrugës Çamëria dhe i Unazës së qytetit, Kavajë.
- Është lidhur kontrata dhe është në proces të marrjes së lejes së zhvillimit projekti:
- Rikualifikimi urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit, Kulla e Sahatit dhe Sheshi i Flamurit.
(Përditësimi i fundit, Qershor 2021)