Programi i Ujesjellësave Ruralë
Buxheti: 102.58 milionë Euro
Kohëzgjatja: 2008 – 2024
Financues: Banka Gjermane për zhvillim KfW, Qeveria Shqiptare dhe Bashkimi Evropian.
Shtrirja gjeografike: 9 qarqe, 51 Njësi Administrative, 162 fshatra/qytete
Përfitues: 215 mijë banorë
Numri i skemave të financuara: 64
Objektivi i Programit: Projekti synon të furnizojë popullsinë e zonave të përfshira në program me sasi të mjaftueshme uji të pastër higjenikisht, mbi bazën e mbulimit të shpenzimeve dhe tarifave të pranueshme nga komuniteti. E gjithë kjo mundësohet përmes ndërhyrjeve në shkallë të mesme dhe të vogël në ndërtimin e sistemeve të furnizmit me ujë. I ndarë në disa projekte të veçanta ky program përbën një nga iniciativat më serioze të këtyre viteve të fundit për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale.