RRETH NESH
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 28- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Besueshmëria, transparenca, efektiviteti dhe qëndrueshmëria janë parimet që udhëheqin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në punën e tij me partnerët dhe donatorët. FSHZH aplikon metoda novative dhe është i orientuar drejt rezultateve afatgjata në interes të komuniteteve përfituese të projekteve që zbatohen prej tij.
VLERAT
PËRKUSHTIMI
Për ne çdo projekt ka rëndësi kombëtare.
KORREKTËSIA
Ne jemi personalisht të angazhuar për të përmbushur objektivat e marrë përsipër.
INTEGRITETI
Ne veprojmë sipas standardeve më të larta të integritetit në të gjitha proceset tona.
SERIOZITETI
Ne i bëjmë gjërat të ndodhin.