30 gusht 2019
Pukë/ Transformimi i qytezës turistike alpine, drejt përfundimit unaza e re
Përveç rikonstruksionit të plotë të rrugëve lidhëse me spitalin, në Pukë përmes FSHZH-së po kryhen po ashtu punime edhe në fasadat e objekteve pranë sheshit të bashkisë që po kapotohen, si dhe po forcohet mbrojtja e liqenit të vogël.
Gjithashtu, punime po kryhen edhe në ndërhyrje të tjera plotësuese në parkun para ish-Hotel Turizmit të qytetit.
Projekti për “Rikualifikimin Urban në Bashkinë Pukë – Faza e Dytë”, financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës nëpërmjet programit “Punët në Komunitet IV, Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Burimi nga ATSH
28 gusht 2019
Sarandë/Drejt përfundimit projekti për furnizimin me ujë të pijshëm të dy lagjeve
Drejt përfundimit projekti për furnizimin me ujë të pijshëm të lagjeve “Lugu i Dardhës” dhe “Baba Rexhepi”, në qytetin e Sarandës. Në kuadër të programit për “Investimet Prioritare me Impakt në Turizëm” kjo ndërhyrje do të përmirësojë cilësinë e ujit të pijshëm, rritjen e sasisë së furnizimit duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare mungesës për ujë në këto zona të qytetit, si dhe do të përmirësohet cilësia e tij, duke ndikuar kështu në përmirësimin e shëndetit publik.Tashmë për 17.000 banorë të këtyre dy lagjeve do të sigurohet furnizim me ujë 24/7 si dhe siguri për cilësinë, bazuar në aspektet e parametrave kimike dhe fiziko-bakteriologjike, sipas udhëzimeve të BE-së. Me standardet më bashkëkohore dhe moderne ka përfunduar: Ndërtimi i stacionit të pompimit, Depos dhe rrjetit elektrik për furnizimin e depos 2000 m³ të Lugut të Dardhës, Sarandë.
Burimi nga Lexo.com
26 gusht 2019
Turizmi në Alpe, Rehabilitohet qendra e Tamarës dhe rruga Vermosh-Doganë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit; Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare” financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës, po vijon zbatimin e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e qendrës Tamarë, rikonstruksionin e rrugës Vermosh – Doganë, mbrojtjen lumore dhe urën mbi përroin e Budacit.
Burimi nga Javanews.al
23 gusht 2019
Rivitalizimi i bulevardit Maliq-Drithas, urbanizim dhe nxitje të aktiviteteve sociale për komunitetin
Rivitalizimi i bulevardit Maliq – Drithas, është një investim i rëndësishëm në funksion të urbanizimit dhe lehtësimit të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.Segmenti është i gjatë 2,5 km dhe lidh Maliqin me Drithasin dhe Libonikun, si dhe me Korçë-Pogradecin.Investimi i qeverisë shqiptare zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Investime Prioritare me Impakt të lartë në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, 2018 – 2019”.Pas zgjerimit të shtratit të rrugës dhe sistemimit të kanalizimeve të ujrave dhe sistemit nëntokësor të ndriçimit, po punohet për sistemimin e bordurave, mureve pritës dekorativë, rikonstruksionit të fasadave të ndërtesave dhe lidhjes së ndriçuesve.Faza tjetër e punimeve parashikon asfaltimin, vendosjen e sinjalistikës, ndriçimin dhe gjelbërimin.
Burimi nga Lexo.com
22 gusht 2019
Javën e ardhshme nis ndërtimi I rrugës së Thethit
Duke nisur nga java tjetër, do të nisë rindërtimi I rrugës së një ndër zonave turistike më të bukura në Shqipëri. Po flasim për Thethin për të cilin kryeministri ka postuar një video në Facebook ku tregon rrugën e vjetër dhe projektin e rrugës së re tëThethit.
Burimi nga Tiranapost.al
21 gusht 2019
Fieri, qyteti i urave/ Projekti rehabilitues diversifikon zhvillimin urban dhe ekonomik
Ndoshta shumë pak e dinë që qyteti i Fierit, është qyteti me më shumë ura në Shqipëri, që e bëjnë këtë zonë mjaft interesante për ndërtimet e kushtëzuara nga lumenjtë.Janë 12 të tilla të cilat janë emërtuar prej ujërave, mbi ku janë ndërtuar: urat e Gjanicës, Semanit dhe Vijës së Ngjalës.I projektuar nga themeluesit e tij në brigjet e lumit Gjanica dhe vetëm një km larg lumit Seman patjetër që urat do të shërbenin në mënyrë jetike për qytetin dhe rrethinat. Sot janë 12 të tilla të cilat mbartin secila nga një histori më vete, që nis që nga shekulli i XVIII-të për të vazhduar deri në ditët tona. Fieri ia dedikon themelimin e tij ndërtimit të urës së vjetër mbi lumin Gjanica.Rehabilitimi i lumit Gjanica është një projekt paralel në zbatim e sipër së bashku me rikualifikimin urban të qendrës së Fierit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon diversifikimin e zhvillimit urban dhe ekonomik të këtij qyteti
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
20 gusht 2019
Punime me ritme të larta për rehabilitimin e lumit që “shpëton” nga përmbytja Fushë- Krujën
Në Fushë -Krujë vijon me ritme të larta puna për sistemimin e Lumit të Zezës, bekimi i kësaj zone, që deri vonë ishte kthyer në mallkim.Lumi është furnizuesi kryesor me ujë i një prej kanioneve më të veçanta që ndodhet pranë fshatit Nikël, një orë larg nga Tirana dhe së fundmi një atraksion i ri për turistët vendas dhe të huaj.Por prej kohësh lumi i Zezës ishte kthyer në makthin e 1,800 familjeve dhe 100 bizneseve që përmbyteshin rregullisht gjatë periudhës tetor-maj. Kjo jo vetëm për shkak të prurjeve të larta në pellgun e lumit, por edhe për shkak të problematikave në infrastrukturë. Sistemimi i Lumit të Zezës është projekti më i fundit që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton në këtë zone për llogari të qeverisë shqiptare.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
20 gusht 2019
Hartohet plani për mbrojtjen e Kalasë së Gjirokastrës
19 gusht 2019
Puka, ndalesa turistike për të kaluar fundjavën
Peizazhi alpin, ajri i pastër, qetësia e liqenit si dhe mundësia për të eksploruar kodrat në qytetin verior të Pukës janë një sugjerim në fundjavë, për të lënë pas ditët e lodhshme të punës dhe për të rifituar energji të reja.Rikthyer në vëmendjen dhe transformimin që meriton ky qytet, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes investimeve të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës po zhvillohet faza e dytë e punimeve të projektit “Rikualifikimi Urban në bashkinë Pukë”.
Burimi nga Shkoder.info
16 gusht 2019
Rama poston foto të punimeve në bulevardin 'Ismail Qemali', zbulon projektin e ri për transformimin eVlorës
Kryeministri Rama ka postuar pak më parë një foto të punimeve në Bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë, duke bërë të ditur se shumë shpejt ai do të jetë i hapur për vlonjatët dhe turistët.
'Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm', shkruan Rama. Më tej, kryeministri ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë puna dhe për transformimin e Sheshit të Falmurit në Vlorë, duke fokusuar kështu punimet drejt qendrës së qytetit.
Burimi nga Newsbomb.al
15 gusht 2019
Investimi te Shkëmbi i Kavajës, Rama: Merr fund katrahura 30-vjeçare
14 gusht 2019
Tender për “Lungomare 2”- Hapet gara për vazhdimin e shëtitores në Vlorë, fondi limit 459 milion lekë
Shëtitorja përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, e njohur ndryshe si lungomare do të zgjatet deri te zona e tunelit. Pas përfundimit të fazës së parë të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur garën e prokurimit publik për realizimin e projektit “Lungomare 2”, i cili parashikon vazhdimin e shëtitores nga fushat e sportit deri tek tuneli.Ky do të jetë segmenti jugor, për ndërtimin e të cilin fondi limit i vënë në dispozicion është 459 milion lekë, pa TVSH. Sipas dokumenteve të tenderit, pas nënshkrimit të kontratës punimet pritet të zgjatin 18 muaj, ndërkohë që financimi do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.Për vitin 2019, për realizimin e kësaj vepre infrastrukturore janë vënë në dispozicion 50 milion lekë, ndërsa shpenzimet totale janë parashikuar në buxhetin afatmesëm 2019-2021. Shëtitorja aktuale është financuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, me një vlerë totale prej 17.2 milion euro.
Burimi nga Koha Jonë
13 gusht 2019
Rinohet Vlora e vjetër/ Restaurohen 68 objekte shekullore në qytet
Këto janë pamjet e dikurshme të qendrës historike të Vlorës, ndërtesa në rrënim dhe degradim urban. Sot kjo zonë po i nënshtrohet një rehabilitimi total, dhe investimi shkon në 13 milion euro.Financues janë fondi amerikan i zhvillimit, qeveria shqiptare dhe autoritetet lokale. Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fund shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë. Pjese e saj është edhe rruga “Justin Godard” kushtuar juristit të famshëm francez që ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në konferencën e paqes në Paris 1919.Eduart Aliaj është banor autokton i zonës dhe banesa e tij është në rikostruksion. Ai na tregon se përmes historia e kësaj rruge lidhet me rilindjen dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Burimi nga TOP-CHANNEL
13 gusht 2019
Rruga e lumit të Vlorës; Lidh bregdetin duke shmangur Llogaranë
Segmenti i parë i rikostruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar plotësisht. Puna ka nisur për lotin e dytë, Ura e Gjormit-Kuc dhe brenda vjeshtës do të nisë dhe ndërtimi i lotit të tretë nga Kuçi në Qeparo.Investimi është siguruar nga fondi kuvajtjan me 40 milionë dollarë, fondi saudit me 30 milionë dollarë dhe 16,6 milionë dollarë jepen nga qeveria shqiptare, i gjithë financimi është 86,6 milionë dollarë.Projekti ndjek gjurmën e vjetër të rrugës që nis nga Vlora e kalon mes për mes zonës së Labërisë dhe përfundon në Qeparo, pranë Himarës. Rruga aktuale pothuajse nuk ekziston dhe kalimi është mjaft i vështirë. Ndërkohë projekti parashikon t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut.
Burimi nga Top-Channel
12 gusht 2019
Turistët e huaj magjepsen nga Thethi, së shpejti nis ndërtimi i rrugës
Shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës turistike të Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një video fantastike nga kjo zonë turistike. Kreu i qeverisë i njofton se video është postuar me lejen e autorëve që janë të magjepsur pas burimeve natyrore dhe natyrës fantastike të kësaj zone në Shqipëri.
Burimi nga Shqiptarja.com
10 gusht 2019
Rruga e lumit të Vlorës; Lidh bregdetin duke shmangur Llogaranë
Segmenti i parë i rikostruksionit të rrugës së Lumit të Vlorës ka përfunduar plotësisht. Puna ka nisur për lotin e dytë, Ura e Gjormit-Kuc dhe brenda vjeshtës do të nisë dhe ndërtimi i lotit të tretë nga Kuçi në Qeparo.Investimi është siguruar nga fondi kuvajtjan me 40 milionë dollarë, fondi saudit me 30 milionë dollarë dhe 16,6 milionë dollarë jepen nga qeveria shqiptare, i gjithë financimi është 86,6 milionë dollarë.Projekti ndjek gjurmën e vjetër të rrugës që nis nga Vlora e kalon mes për mes zonës së Labërisë dhe përfundon në Qeparo, pranë Himarës. Rruga aktuale pothuajse nuk ekziston dhe kalimi është mjaft i vështirë. Ndërkohë projekti parashikon t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut.
Burimi nga TOP-CHANNEL
09 gusht 2019
Restaurohet qendra historike në Vlorë, investimi 13 mln euro
Qendra historike e Vlorës prej disa muajsh i është nënshtruar restaurimit të objekteve të saj. Kjo qendër është zona ku qyteti i Vlorës ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20. Financues për projektin janë fondi amerikan i zhvillimit, qeveria shqiptare dhe autoritetet lokale dhe investimi shkon në 13 milionë euro.
Burimi nga BallkanWeb
09 gusht 2019
Rinohet Vlora e vjetër/ Restaurohen 68 objekte shekullore në qytet
Këto janë pamjet e dikurshme të qendrës historike të Vlorës, ndërtesa në rrënim dhe degradim urban. Sot kjo zonë po i nënshtrohet një rehabilitimi total, dhe investimi shkon në 13 milion euro.Financues janë fondi amerikan i zhvillimit, qeveria shqiptare dhe autoritetet lokale. Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fund shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë. Pjese e saj është edhe rruga “Justin Godard” kushtuar juristit të famshëm francez që ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në konferencën e paqes në Paris 1919.Eduart Aliaj është banor autokton i zonës dhe banesa e tij është në rikostruksion. Ai na tregon se përmes historia e kësaj rruge lidhet me rilindjen dhe pavarësinë e Shqipërisë
Burimi nga TOP-CHANNEL
07 gusht 2019
Rilindja e Lagjes Historike të Vlorës
Zona në të cilën po zbatohet projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor ‘Qendra Historike Vlorë’”, është pjesë e qytetit të Vlorës që ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
06 gusht 2019
Tamara, një stacion i ri turistik në këmbët e Alpeve Shqiptare
Rehabilitimi i Tamarës, qendra e Kelmendit në Alpet Shqiptare, ka gjallëruar zonën dhe ka shtuar numrin e turistëve, por fshati përballet ende me probleme bazike siç janë linjat e amortizuara të energjisë elektrike. Rrugët e shtruara me pllaka guri, ndërtesat e veshura në stil alpin dhe një shëtitore me kalldrëm që zbret në lumin Cem, kombinuar me ushqimin e freskët dhe tradicional të zonës po tërheqin gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.
Burimi nga reporter.al
05 gusht 2019
Pushime në Vlorë? Tani ka një arsye më shumë
02 gusht 2019
Shkëmbi i Kavajës pret turistët me infrastrukturë të transformuar
Projekti për rikualifikimin e rrugëve te Shkëmbi i Kavajës filloi vitin e kaluar, me një financim të qeverisë shqiptare zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Zona është e frekuentuar nga turistë dhe vizitorë përgjatë gjithë vitit, përveç rezidentëve që kanë zgjedhur të jetojnë aty. Në kuader të projektit u ndërtua rrjeti inxhinierik nëntokësor, për të cilën bashkëbiseduesit rikujtojnë si më poshtë.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
01 gusht 2019
Qafa e Pazarit në fokus të programit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik”
Qafa e Pazarit është në fokus të programit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik” financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti për “Rehabilitimin e zonës së Qafës së Pazarit” është një projekt kompleks, pasi ndërthur punime inxhinierike në infrastrukturën nëntokësore me rikonstruksionin e kalldrëmit. Për restaurimin e kalldrëmit Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) bashkëpunon ngushtë me Institutin e Monumenteve të Kulturës, që ka vlerësuar dhe miratuar projektin teknik.
Burimi nga Elbasan News
01 gusht 2019
Qafa e Pazarit në fokus të programit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik”
Projekti për “Rehabilitimin e zonës së Qafës së Pazarit” është një projekt kompleks, pasi ndërthur punime inxhinierike në infrastrukturën nëntokësore me rikonstruksionin e kalldrëmit. Për restaurimin e kalldrëmit Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) bashkëpunon ngushtë me Institutin e Monumenteve të Kulturës, që ka vlerësuar dhe miratuar projektin teknik.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
31 korrik 2019
Rikonstruksioni i Balldren-Bend, përmirësim i infrastrukturës për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit
Në aksin Balldren-Bend 19,3 km vijon me ritme të larta rikonstruksioni i kësaj rruge, i cili ka filluar prej disa javësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të qeverisë shqiptare.
Projekti parashikon rikonstruksion të plotë të këtij aksi me ndikim të drejtpërdrejtë, për rreth 10 mijë banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave. Përmes zhvillimit të infrastrukturës synohet të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare
31 korrik 2019
“Lungomare”, model i zhvillimit të turizmit që ka tërhequr edhe investitorë të huaj
Sot, Lungomare është pasqyra e dinamikës së zhvillimit të qytetit, e jetës dhe argëtimit, e ekonomisë dhe shpresës. Vetëm gjatë këtij viti, përgjatë saj, u hapën dhe nisën aktivitetin 7 subjekte të reja hotelerie, ndërkohë që, krahasuar me dy vite më parë, kapaciteti akomodues hotelerik ka regjistruar një rritje me të paktën 4 herë.
Burimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare