Progres në realizimin e parkimit dhe rehabilitimin e hapësirave, Berat
Deri më tani janë realizuar rreth 25 % e punimeve
Kërkesa e vazhdueshme nga operatorët turistikë si dhe drejtuesit e automjeteve ka sjellë zbatimin për të realizuar një prej parkimeve më të mëdhenj në vend në një hapësirë prej 8000 metrash katrorë.
Me financim të Qeverisë Shqiptare transformimi i sheshit në Berat po merr formë dita-ditës, për ta kthyer në një qendër të re jo vetëm me ndikim në turizmin e qytetit, por dhe funksional për banorët. Përtej parkimit nëntokësor zona do të kthehet në pedonale në funksion të qytetarëve edhe rruga mes sheshit dhe dy objekteve të kultit të qytetit.
Ky investim pritet t’i japë një shtysë të re ekonomisë dhe profilit turistik të qytetit të një mbi një dritareve. “Kjo është duke plotësuar një pazëll në qytet. Në kala parashikohet aksesi i garantuar, po ashtu në lagjen e Goricës. Kjo është pjesa qendrore dhe praktikisht kemi një aureolë të plotë të qytetit që ruan dhe pjesën tradicionale të Beratit”, – shprehet kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.
Parkimi nëntokësor, një nga më të mëdhenjtë në vend, pritet të akomodojë rreth 200 mjete në një hapësirë prej 8000 metrash katrorë dhe do të ofrojë akses në të dy anët e sheshit të ri.
Ndërhyrja synon ta kthejë zonën në një pikë referimi për turistët, për tu shfrytëzuar përgjatë ditës dhe sezoneve turistike në 4 sezone. Përmes investimeve të ngjashme Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon jo vetëm pëmirësim infrastrukture publike por edhe nxitjen e iniciativave ekonomike (struktura hotelerie, njësi tregtare) dhe zhvillimin social.