Deri më tani janë realizuar rreth 90% e punimeve

The city inherits to this day the urban planning of the Illyrian period, with its rare beauty of the surrounding walls, defensive towers and all entrances and parts of the main road.

Rëndësia e këtij investimi nga FSHZH në qytet qëndron në faktin se duke realizuar rehabilitimin e këtij segmenti do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme qarkullimi i automjeteve dhe përdoruesve të rrugës, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve të zonës.

Ndërhyrja ishte një domosdoshmëri nisur nga gjendja e krijuar më herët, ku rruga kryesore ‘Naim Frashëri” dhe degëzimet e saj (rruga Qendër Lalm, rruga Ndreaj dhe rruga

Gjelberimi), ishin të dëmtuara e gjatë stinës së dimrit gati të pakalueshme për këmbësorët, duke kufizuar lëvizjen përgjatë blloqeve të banimit e sjellë kushte të vështira për qytetarët.

Përpos rehabilitimit të rrugës, projekti synon sistemimin e zonave të banimit, lidhjen e kësaj zone të re banimi me rrjetin ekzistues të qytetit, gjelbërim, sinjalistikë, ndriçim dhe realizimin e të gjithë punimeve të mobilimit urban sipas standardeve duke përmirësuar në mënyrë direkte kushtet e jetesës.

100%
Gjithashtu në objektivat specifikë mund të përmendim:

  • Ndërtimi i rrugës me shtresat e paracaktuara në projekt
  • Realizimi i sistemit të ndriçimit rrugor
  • Ndëtimi i rrjetit të ujësjellësit
  •  Drenazhimi i ujërave të shiut
  • Realizimi i sinjalistikës sipas standarteve
  •  Gjelbërim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim të Qeverisë Shqiptare vijon progresin në të gjithë vendin në rehabilitimin e infrastrukturës publike për ti ofruar komunitetit kushte të denja, e hapësira rekreative duke ndikuar në rritjen e aktiviteteve ekonomike/sociale lokale.