Rikonstruksioni i rrugës “Iljaz Kosova”, Elbasan
Projekti më i ri në qytetin e Elbasanit, i cili do të përmirësojë infrastrukturën në aksin e praprekur prej fillimi të viteve 1990.
Rruga “Iljaz KOSOVA” ndodhet në perëndim të qytetit të Elbasanit. Segmenti që do të rikonstruktohet përfshin zonën nga kryqëzimi me unazën e qytetit deri tek varrezat e lagjies Skënderbej dhe ka një qarkullim të konsiderueshëm.
E shtruar fillimisht prej viteve 90”, ka kaluar në një fazë të lartë amortizimi si dhe për shkak të ndërhyrjeve të ndryshme nga banorët apo ndërmarrjet e ndryshme për linjat e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.
Ndërhyrja e propozuar për rikonstruksionin e kësaj rruge konsiston në trajtimin e plotë të saj me të gjitha shtresat (paketa mbushëse dhe paketa e përdorimit). Heqja e shtresave ekzistuese do të bëhet përmes proçesit të gërmimit. Projekti ka të bëjë me rikonstruksionin e rrugës në konturet ekzistuese duke patur parasysh trafikun dhe lëvizjen. Rruga ka një gjerësi rreth 10 ml pjesa e parë dhe me trotuare në të dy anët me gjerësi mesatare rreth 2 ml dhe 7 ml pjesa nga shinat tek varrezat e lagjies Skënderbej. Për rikonstruksionin e saj do të bëhet gërmimi i shtresave asfaltike dhe e stabilizantit dhe më pas do të vijojë me paketa mbushëse dhe shtesat e reja me stabilizant dhe me shtresa asfalti. Paralel me këtë pune do të bëhen edhe bordurat e trotuarit pasi janë të prishura. Vetë trotuarët do të bëhen në fazën e dytë. Gjithashtu në çdo ndërprerje të trotuarëve ku kemi kryqezime do të ndërtohen rampa me pjerrësi të ulët në ndihmë të invalidëve.
Jemi në punë e sipër, për të krijuar kushte cilësore banimi dhe lehtësuar qarkullimin e përditshëm të automjeteve dhe këmbësorëve.