NJOFTIMI PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër, njoftojne se:
Në kuadër të PZHIUT ka përfunduar faza e projekt-zbatimit në përputhje me kontratën e projektimit “Identifikimi dhe hartimi i masave paraprake për zgjidhjen e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin humbjes së strukturave të trashëgimise në Kalanë e Gjirokastrës” nga Konsulenca CHwB _ Cultural Heritage without Borders, Albania and PROSKENE – Conservation and Cultural Heritage, Spanjë.
Për të prezantuar dhe informuar mbi rezualtatet e arritura deri më tani të kësaj konsulence në kuadër të Konsultimeve me Publikun do të organizohet nje takim dedikuar autoriteteve qëndrore, lokale dhe grupeve t, interesit
Ditën e Martë, më 9 Mars, 2021 ora 10:30, tek Hotel “Kodra” në GJIROKASTËR.
Takimi do të realizohet në respektim të masave anti-COVID-19.
Gjatë këtij takimi do të prezantohen dokumentat kryesore të hartuara për zgjidhjen e problemeve të (i) gjeologjisë, (ii) stabilitetit strukturor (iii) drenazhimit dhe (iv) aksesit të vizitorëve të paketave të investimeve të propozuara dhe përgatitur nga Konsulenca.
Qëllimi i kësaj konsulence është të studiojë dhe hartojë projektet e zbatimit per restaurimin e Monumentit dhe Konservimin e Kalase se Gjirokaster.
Takimi do të përqendrohet në prezantimin e kësaj pakete investimi si dhe Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM .
Lutemi gjeni më poshtë dokumentin e VNM-së (ESIA, CHMP, ESMP) që do të diskutohen gjatë takimit.
20201220 ESMP Gjirokastra castle+bs_