Projekti i ri në bashkinë Tepelenë
“Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të kalasë Ali Pashë Tepelena, vazhdimi i Shëtitores përgjate Hyrjes së Kalasë, Loti II dhe rehabilitimi i hapësirave përreth kalasë”
Investimet e reja vijojnë në të gjithë territorin e vendit. Projekti më i fundit merr zhvillim në bashkinë Tepelenë. Qëllimi i kësaj ndërhyrje është rikonstruksioni i qendrës së qytetit dhe rivitalizimi i Kalasë së Ali Pashës e gjitha në funksion të turizmit.
Kjo e fundit do të përfshijë përmirësim total të rrugëve të brendshme të Kalasë, përmbylljen e rikonstruksionit të Shëtitores në krah të saj, si dhe rikonceptim të sheshit ku është vendosur busti i heroit kombëtar Selam Musai.
Projekti synon një impakt të pritshëm dhe afatgjatë në rivlerësimin e aspekteve historike, kulturore e natyrore të zonës si dhe përmirësimin e hapësirave urbane.
Kjo do të ndikojë dhe në rritjen e alternativave turistike, pasi sitet turistike do të aksesohen në komoditet dhe kohë të shkurtër.
Rrjedhimisht kjo do të sigurojë më shumë të ardhura për banorët e zonës, iniciativa të reja individuale në bizneset e zonës, duke ndikuar në mënyrë direkte në zhvillimin e ekonomisë lokale.