Raporti Vjetor 2018
INFO & NEWS, REPORTS
Viti 2018 është shumë i rëndësishëm për Fondin Shqiptar të Zhvillimit pasi shënon rritje në aspektin e portofolit financiar që shoqërohet me rritje konceptuale të institucionit. Viti 2018 shënon buxhetin më të madh në historinë e institucionit. Buxheti i realizuar për vitin 2018 është rreth 125.6 milionë Euro ose sa dyfishi i buxhetit mesatar vjetor I 5 viteve të fundit. Si rrjedhojë edhe investimet e realizuara gjatë këtij viti janë 2 herë më shumë se mesatarja e investimeve për periudhën 2012 – 2017. Trendi rritës i buxhetit dhe investimeve të këtij viti, shoqërohet me stabilitet të kostos operative.