Belshi – Modeli i qytezave shqiptare
INFO & NEWS, Multimedia
Sot jemi në qytezën Belsh, buzë liqenit me të njëjtin emër, transformuar së fundmi në destinacionin më të ri turistik. Me financim të Qeverisë Shqiptare, prej rikonstruksionit të rrugës hyrëse, kullës panoramike, pedonales së re, korsisë së biçikletave dhe mobilimit urban, këto ndërhyrje kanë sjellë rivitalizimin e jetës sociale dhe agroturizmit.