Aksi i ri Kuqan- Thanë, në shërbim të eksportit për prodhimet e Dumresë.
Tiranë- Kjo rrugë bën bashkë zonat më të pasura bujqësore e blegtorale në vend, duke u suportuar dhe nga përmirësimi i infrastrukturës. Dalja me shpejt në tregje po favorizon rritjen e prodhimit dhe produkteve të veçanta, që këto fshatra ofrojnë.
Shifrat nga bashkia Elbasan specifikojnë se: “vjet kishim 800 mijë rrënjë lakër brukseli të mbjellë, ndërsa këtë vit që u hap rruga janë mbjellë 2.2 milionë rrënjë në sera. Deri tani ka dalë prodhimi i parë, eksportohet ne Rusi”.
Është një investim i munguar ndër vite për banorët, duke liruar hapësirat e duke sistemuar: kanalet vaditëse, trotuarët nga të dy anët, si dhe punime ndriçimi e gjelbërimi përgjatë 7.2 km.
Përveç aspektit ekonomik, ky aks do të lidhë dhe zonat e banuara me njëra-tjetrën duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve, këmbësorëve drejt qendrave urbane dhe tokave bujqësore.
Të gjithë këto nën elementë të projektit synojnë nxitjen e alternativave të reja për ekonominë lokale, të cilat kanë filluar ende pa përfunduar aksi, me krijimin e shoqatave bujqësore për ti paraprirë ndryshimeve të kërkesës në rritje brenda dhe jashtë vendit për produktet bio që zona ofron.