Tiranë- Gjatë ditës së sotme në qytetin e Pogradecit filloi faza e parë e konceptimit të vizionit dhe listës prioritare të investimeve, në kuadër të programit “Integrated Regional Development” financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet KfW. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë Agjencia Zbatuese në këtë program, i cili do të përfshijë rajonet Korçë-Vlorë në bashkitë Pogradec, Pustec dhe Himarë.

Në këto zona janë parashikuar ndërhyrje në infrastrukturën publike, me qëllim:

  • Përmirësimin e atraksioneve turistike,
  • Zhvillimin ekonomik,
  • Si dhe ngritjen e kapaciteteve.

Në bashkinë Pogradec, investimet do të fillojnë;

  • nga fshati Lin,
  • përgjatë vijës të liqenit,
  • nga bregu i liqenit në qytet, deri në fshatin Tushemisht.
Në këtë kuadër përfaqësuesja e FSHZH-së Znj. Fabiola Meçaj dhe arkitekti Z. Peter Wilson, Drejtori i DRKK-së Korçë Z. Gjergji Koki u takuan me kryetarin e bashkisë Pogradec Z. Ilir Xhakolli, ku u njohën me nevojat prioritare për investime. Takimet më pas vijuan me grupet e interesit, intelektualë, biznese, ojf, peshkatarët me praninë edhe të ministrit Z. Eduard Shalsi duke dhënë propozimet e tyre. Pogradeci falë këtij programi do të përfitojë disa investime njëkohësisht. Pas fazës së dëgjesave do t’iu informojmë edhe për projektet që do përzgjidhen të zbatohen.