Occupational safety - First aid makes the difference
Tirana- Basic care in an accident can save lives. But not only that. Basic care and how an injured people is treated is also crucial for recovery time. If given properly it may shorten the healing time and if not, it can cause even more damage.
Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhënies së ndihmës së shpejtë, por edhe për të rritur kapacitetet e stafit në menaxhimin e situatave të tilla, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (KKSH) zhvilluan një trajnim dy-ditor ku morën pjesë rreth 20 punonjës të zyrave qëndrore të FSHZH dhe menaxherë të kontratave në terren. Trajnimi i drejtuar nga ekspertë të KKSH me një përvojë 20-vjeçare, kombinoi teorinë me ushtrime praktike për menaxhimin e situatave të aksidenteve dhe ndërhyrjeve të sakta në dhënien e ndihmës së shpejtë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka një vëmendje të shtuar te siguria dhe shëndeti në punë. Qëllimi është të krijohet një kulture organizative që garanton parandalimin e lëndimit të punëmarrësve për shkak të ambientit në punë. Në fokus janë jo vetëm punonjësit e FSHZH, por edhe punëmarrësit e kompanive të kontraktuara që punojnë për projektet që FSHZH zbaton për llogari të palëve financuese. Gjatë muajit të fundit specialistët e FSHZH kanë vizituar 15 kantiere të veriut ku kanë vëzhguar zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe kanë sensibilizuar mbi rëndësinë e zbatimit të tyre. Përgjigja ka qenë mjaft pozitive dhe në të gjitha vizitat e përsëritura është vërejtur përmirësim i dukshëm i përdorimit të sinjalistikës paralajmëruese, veshjeve mbrojtëse dhe masave të tjera të sigurisë.Ndërkaq, FSHZH parashikon të vijojë me trajnimet në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Disa nga trajnimet e ardhshme do të organizohen në bashkëpunim me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Këto trajnime do të konsistojnë në njohuri teorike, por edhe në ushtrime për raste emergjencash si: zjarri, tërmetet, etj.