Tiranë- Vijon rikonstruksioni i godinës të konvikteve të studentëve në qytetin Shkodër (Godina nr.2). Ky investim do të krijojë kushtet e duhura, për të pritur studentët.
Aktualisht me fokus në procese si:
-vendosje grafiato fasade,
-vendosje mermere dhe fino kati 1,
-punime hidroizolimi dhe shtrim i pllakave,
– si dhe vendosje dyer dhe dritare plastike, për të përmbyllur kështu të gjithë katet.
Në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Qeveria Shqiptare po financon godinat e studentëve paralelisht dhe në qytetin e Vlorës dhe të Korçës.
Për të krijuar ambiente me standarde bashkëkohore, pranë universiteteve në këto qytete.