Tiranë- Janë realizuar 78% e punimeve në projektin që FSHZH po zbaton në këtë qytet.

Aktualisht me fokus në proceset e mëposhtme:
Shtrimi me pllaka guri tek ura me hark,
Vendosja e pllakave dekorative të betonit tek ura automobilistike,
Punimet për rrjetin rrugor të ndriçimit, vendosja e kabujve elektrike
Konstruksion metalik për ballkonin perëndimor
Si dhe punime gjelbërimi, me vendosjen e pemëve manjola

Prej kohësh lumi Gjanica ishtë kthyer në një grumbullim mbeturinash dhe burim përmbytjesh dhe qendra e qytetit, në një kalim kaotik të makinave.
Kjo ndërhyrje planifikon sistemimin e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut në zonën e shtratit të lumit, rehabilitimin dhe një peizazh natyror të Gjanicës.
Gjithashtu paralelisht punimet po vijojnë për rinovimin e fasadave dhe restaurimin e ndërtesave në qendër, ndërtimin e pedonaleve për këmbësorët, duke ndërtuar kështu një hapësirë të re, lehtësuese në qarkullim dhe çlodhëse në shërbim të komunitetit.