Tirana - The mobilization of the sites for the construction of 6 systems for the water supply of 7 villages in the Vlorë, Himarë, Lushnje and Ura Vajgurore municipalities has begun. These systems are part of the LOT 3 of the Rural Area Water Supply III program. There are around 11 thousand inhabitants of the villages Dukat i Ri, Kuç Buronjë, Pilur, Kudhës, Çiflik, Pashalli and Gur i Bardhë who shall benefit from the investment.
Programi FUZR III filloi vitin e kaluar me një financim prej 39.97 mln Eurosh nga Qeveria Shqiptare dhe ajo gjermane përmes KfW, Bashkimi Europian, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe bashkitë e përzgjedhura si pjesë e programit.

Programi është ndarë në 4 LOT-e dhe shtrihet në 15 bashki nga veriu në jug të vendit. Tashmë programi po zbatohet në të gjitha LOT-et. Janë realizuar 50% e punimeve në LOT-in 1 të programit që parashikon ndërtimin e 4 skemave të reja të furnizmit me ujë në 16 fshatra të rajonit juglindor të vendit. Në LOT-in 2 që është fokusuar në rajonin verilindor janë realizuar 40% e punimeve për ndërtimin 10 skema të furnizimit me ujë për 30 fshatra, ndërsa në LOT-in 4 që përfshin zonat rurale të rajonit qendror janë kryer 16% e punimeve për 6 skema të reja për 18 fshatra. Në total programi parashikon ndërtimin e 23 skemave të ujësjellësve për 83 fshatra që do të sigurojnë furnizim me ujë për rreth 85 mijë banorë.
FSHZH bashkëpunon me ngushtë me bashkitë e përzgjedhura, të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e financimit me 10% të shumës. Krahas punimeve inxhinierike për ndërtimin e depove, linjave të shpërndarjes nga burimi te konsumatori dhe vendosjes së matësve, programi parashikon edhe zbatimin e masave shoqëruese për rritjen e kapaciteteve menaxhuese në 7 bashki kryesore.