Vijon puna për rindërtimin e rrugës Qafe Thorë – Theth
INFO & NEWS, NEWS
Tirana- Aktualisht po punohet në të dy segmentet e rrugës, ku një pjesë e ndërhyrjes po kryhet në shkëmb dhe me një volum ditor gërmimesh, rreth 1500 m3.
Kjo rrugë me gjatësi 16 km dhe gjerësi asfalti 4 – 4.75 m do të jetë një “kalim turistik në veri” që lidh Bogën, Qafë Thorën dhe Thethin.
Gjithashtu në projekt është parashikuar dhe ndërtimi i 3 tuneleve, për mbrojtje nga ortekët gjatë periudhës së dimrit.