Gjithçka gati për fillimin e punës për rikonstruksionin e rrugës Pogradec – Tushemisht 3,6 km
INFO & NEWS, NEWS
Tiranë- Projekti parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, mureve mbajtëse dhe veprave të artit, si dhe përmirësimin e shtresave të asfaltit
Në këtë fazë do të punohet vetëm në trupin e rrugës dhe nuk do të preken pronat privat përgjatë segmentit në fjalë. Procesi i shpronësimeve do të vijojë paralelisht. Me të përfunduar ky proces, projekti do të vazhdojë me fazën e dytë që parashikon përmirësimin rrugës me elementë shtesë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçim dhe gjelbërim.
Përveçse në ndihmë të banorëve të Pogradecit, kjo rrugë pritet t’i japë nxitje zhvillimit të turizmit.