16 studentë i bashkohen skuadrës së FSHZH-së permes Programit të Praktikave të Punës
Tiranë- Studentët e profileve shkenca kompjuterike, komunikimi, ekonomike si dhe ata për drejtësi, inxhinieri, arkitekturë dhe turizëm aplikuan përmes Programit të Praktikave të Punës pranë ambjenteve të FSHZH-së.Qëllimi i tij është t’u ofrojë studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm mundësinë për të aplikuar njohuritë e marra në auditoret e universiteteve, në një mjedis të motivuar dhe profesional.
Për një periudhë 3-mujore ata po punojnë pranë departamenteve të profilit përkatës dhe po njohin nga afër proceset nëpër të cilat kalojnë programet e projektet që FSHZH zbaton për llogari të palëve financuese shqiptare dhe të huaja.
Si një institucion i orientuar drejt risive dhe i angazhuar prej 25 vitesh në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, FSHZH synon që të tërheqë pranë vetes të rinjtë e talentuar, të motivuar dhe me dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e vendit.