Raporti Vjetor 2022
INFO & NEWS, REPORTS
Viti 2022 ka shënuar një zgjerim të rolit të FSHZH-së përgjatë gjithë ciklit të jetës së zhvillimit si një organizatë që: (i) mbështet hartimin e politikave të zhvillimit rajonal; (ii) ka një rol aktiv në hartimin dhe zbatimin e planeve dhe programeve të zhvillimit; (iii) menaxhon dhe implementon në bashkëpunim me NJVV-të programet dhe projektet zhvillimore; (iv) mbështet hyrjen në treg si një operator zhvillimi, duke ngritur dhe vënë në funksionim modele të integruara zhvillimi në partneritet me njësitë vendore.