Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokast,r, njoftojnë se:

Në kuadër të PZHIUT  financuar nga Banka Botërore , për Projektin  “Plani i Mobilitetit dhe Hartimi i Detajuar i Investimeve të Projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban të Gjirokatrës”  do të organizohet një Dëgjesë Publike.

Takimi do të realizohet ditën e martë, 21 Shtator, 2021 ora 10:00, tek Hotel “Kodra”, Gjirokastër.(Takimi do të realizohet në respektim të masave anti-COVID-19)

Gjatë këtij takimi do të prezantohen nga konsulenca objektivat kryesore të projektit:

  • Të zhvillojë një plan mobiliteti për Qendrën Historike të Gjirokastrës me qëllim ruajtjen e vlerave pasuri botërore dhe promovimin nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor.
  • Projekti do të konsistojë kryesisht në zgjidhjen e sfidave të transportit në funksion të nevojave të banorëve duke i dhënë prioritet zgjerimit të zonës së këmbësorëve, për ta bërë Qendrën Historike më tërheqëse dhe më të aksesueshme për vizitorët.
  • Të krijojë një Vizion të Integruar të Përmirësimit Urban, të prezantojë një listë gjithëpërfshirëse të projekteve të nevojshme nga e cila të rekomandohet një listë e shkurtër e projekteve prioritare që do të zbatohen në 2,5 vitet e ardhshme.
  • Projektet duhet të plotësojnë njeri tjetrin në funskion të përmirësimit të aksesueshmërisë së Qendrës Historike ruajtjen, rijetëzimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore rigjallërimin e hapësirave të hapura publike, shtigjet historike dhe peizazhin e rrugës për të përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe cilësinë e jetës së banorëve.
  • Të Përgatisë modele paraprake dhe të detajuara për listën e përzgjedhur të projektit.

Objektivi kryesor i këtij takimi është të ndajë dhe të marrë reagime nga aktorët kryesorë lokalë mbi Planin paraprak të Mobilietit (Lëvizshmërisë) të zhvilluar, Vizionin e Integruar të Përmirësimit Urban dhe Konceptin e Dizajnit, listën gjithpërfshirëse dhe listën prioritare të rekomanduar të projekteve që do të zbatohen në 2,5 vitet e ardhshme.