Qëllimi i këtij nën-projekti është përmirësimi i rrugës së automjeteve në Kalanë e qytetit të Beratit, rrugës “Muzak Topia”. Kjo rrugë siguron hyrjen e automjeteve dhe autobuzëve në Kala nga ana e saj veri-perëndimore. Rruga tashmë mund të trajtojë lirisht rrjedhën në rritje të turistëve që vizitojnë qytetin dhe Kalanë.

 

Ervin Demo

Kryetari i Bashkisë Beratit
“Është investim strategjik për qytetin e Beratit. Ka për të dalë spektakolare sepse vetë rruga është panoramike dhe parashikon trotuare, ndriçim. Përveçse do të përdoret nga mjetet që do të vizitojnë kalanë, por dhe vetë këmbësorët kanë një rrugë që mund ta përdorin gjithë kohës. Ka qenë një nga ato problemet kryesore që ne kemi hasur me operatorët turistike, sepse këtu ka qenë shumë e vështirë të shkëmbeheshin dy autobuzë. Në pikun e sezonit turistik kemi patur probleme shumë me autobuzat që vinin të organizuar, për t’u shkëmbyer dhe aq më shumë për të gjetur parkim në zonën e sipërme të kalasë”
Me financim të Qeverisë Shqiptare, punimet në zbatim nga FSHZH parashikojnë përmirësimin e rrugës ekzistuese të automjeteve “Muzak Topia”, duke përfshirë përmirësimin e:

  • Qasjes në lagjet e banuara nëpërmjet ndërhyrjes në pikat hyrëse ekzistuese dhe kalimet
  • Vendosja e trotuareve me pemë
  •  Rikonstruksioni i të gjithë elementëve të infrastrukturës si (kanalizimet, kanalet e drenazhimit, etj)
  • Rruga për te parkimi dhe parkimi i autobuzave dhe mjeteve private
  • Ndriçimi dhe pemët në të dy anët e rrugës
  • Rruga e zgjeruar do të arrijë një gjerësi prej 6.5 m, e shoqëruar nga trotuare në secilën anë.

Bazuar në të dhënat e marra nga Bashkia e Beratit, numri i turistëve mesatarisht është 150 persona në ditë, por në pranverë-verë kulmon në 700 vizitorë në ditë, me përqëndrimin më të madh gjatë muajve maj-shtator.

Projekti i ri parashikon që kjo rrugë të përmbushë të gjitha kërkesat në lidhje me sigurinë rrugore dhe parametrat e tjerë, duke përfshirë përmirësimin e rrezes së kthesave.

Për shkak të pozicionit të veçantë, rruga ofron edhe një panoramë të mrekullueshme përgjatë gjithë gjatësisë.

 

Gjithashtu në interes: ‘’Shqipëria në vëmendjen ndërkombëtare”

Link: https://wander-lush.org/things-to-do-in-berat-albania/