Restaurim i peizazhit historik urban – Lagjja Goricë
Vijojnë punimet për projektin i cili përfshin hapësirën publike të lagjes historike. Ndërhyrja do të përqëndrohet në: rrugicat me kalldrëm dhe sheshet e lagjes historike, rehabilitimin e rrugës dhe hapesirës publike e peizazhit përgjatë lumit si dhe restaurimin e fasadave dhe mureve rrethuese përgjatë rrugicave. Për të lehtësuar “kuptueshmërinë” dhe zbatimin, i gjithë rrjeti i rrugicave është i ndarë në segmente siç paraqitet në hartën e mëposhtme.
Zona e ndërhyrjes:
Ndërhyrja në hapësirën publike të qendrës historike përfshin segmentet e mëposhtme dhe fasadat përkatëse.
- Rruga “Kristaq Tutulani” dhe anëlumi
- Rruga “Nikolla Buhuri”
- Rruga “Stiliano Bandili”
- Rruga e Kishës
- Rruga “Jani Kosta”
- Rruga “Doktor Shyti”
- Rruga “Kristina Marini”
- Rruga “Llazar Tavanxhiu”
- Rruga “Erifli Qyrana”
- Rruga “Muzaka”
- Ndriçimi artistik i objekteve të përzgjedhura.
Restaurim i rrugicave të kalldrëmit dhe restaurimi i fasadave
Restarurimi i shtrimit të rrugëve do të bazohet në nivelin e degradimeve. Aty ku parashikohet vendosja nëntokë e tubacioneve për infrastrukturën nëntokësore, do të hiqet shtrimi ekzistues i rrugëve dhe do të rindërtohet. Në të dyja rastet shtrimi do të restaurohet si në gjendjen origjinale, me të njëjtat materiale, motive shtrimi dhe teknika ndërtimore. Në pjesët ku ka gjurmë të kalldrëmit ekzistues, ndërhyrja do të marrë parasysh restaurimin.
Ndërhyrja e mëposhtme është standardi i përdorur në të gjitha kalldrëmet ekzistuese të bërthamës historike.
- Heqja e gurëve ekzistues, pastrimi dhe magazinimi i tyre
- Heqja e dheut dhe demontimi i linjave dhe pusetave Elektrike dhe Hidroteknike ekzistuese të parashikuar në Projekt.
- Vendosja e një shtrese stabilizanti, i cili ngjishet me makineri.
- Vendosja e instalimeve të reja të parashikuara në projektin Elektrik dhe Hidroteknik.
- Mbushja me rërë dhe ngjeshja manual e hapësirave ndërmjet gurëve.
Një tjetër element i rëndësishëm në projekt është dhe mobilimi urban. Mobilimi urban do të përfshijë si më poshtë:
- ndriçim
- stola
- kosha mbeturinash
- cezmë
- trafik ndarës
Ndricimi publik do të vendoset duke marrë në konsideratë karakterin rezidencial të lagjes. Ndriçimi do të respektojë sa më shumë privatësinë e banorëve të zonës, dhe do të mundësojë dritë të mjaftueshme për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur rreziqet në rrugica, rreziqe të mundshme si në afërsi të shkallëve, kthesave dhe konsolave.