Rehabilitim urban përgjatë zonës së mbrojtur Osum dhe rijetëzimi i fasadave
Tiranë- Qyteti Dimal është një nyje kalimi mes Beratit dhe Kucovës, me një popullsi prej 8000 banorësh. Aktiviteti kryesor është ai i shërbimeve të ndryshme me funksione që kryhen në katet përdhe dhe katet e para të objekteve. Eshte një qytet që ka kërkesa të vazhdueshme për investime dhe zhvillime në infrastrukturë.
Objektet janë pallate banimi 5 katëshe dhe vetem në katet përdhe kanë ambiente me funksione të ndryshme: dyqane, lokale, fastfood, kancelari, ushqimore, zyra, etj. Në qendër të qytetit të janë ndërtuar edhe objekte të reja 3-4 katëshe, të cilat kanë të njëjtat shërbime dhe funksione. Një pjesë e objekteve janë të mirëmbajtura nga vetë pronarët e tyre dhe një pjesë janë me fasada të papërfunduara ose të dëmtuara.
Ndërhyrja në hapat e parë të zbatimit konsiston në rijetëzimin e fasadave të 28 objekteve dhe në total shkon në rreth 14000 m2. Rijetëzimi i këtyre fasadave të qytetit përgjatë pedonales do të realizohet me një koncept bashkëkohor, duke u unifikuar me projektin e pedonales. Kjo do të përmirësojë imazhin në aspektin arkitektonik duke rritur vlerën e objekteve në tregun e lirë. Realizimi i tij do të krijojë një imazh estetik dhe prezantues për të gjithë qytetarët dhe banorët e zonës të cilët do të kalojnë dhe pushojnë në hapësirat publike që do të ofrojë Pedonalja dhe Lulishtja e Re.
Sipërfaqja që do të rijetëzohet është rreth 14 000 m2. Është menduar që në katin përdhe të objekteve të vishen me material guri kurse në katet e sipërme është menduar përdorimi i suvatimit grafiato me ngjyra të theksuara, kjo për ti rivitalizuar sadopak fasadat në lidhje me qytetin dhe me pedonalin në ndërtim. Për faqet kallkan të objekteve është propozuar lyerje me piktura murale për të krijuar një identit të ri jo vetëm për fasadat po për të gjithë këtë zonë.
Përtej përmirësimit të akseve rrugore, FSHZH prej kohësh ka në qendër të vëmendjes dhe trajtimin e hapësirave urbane. Rijetëzimi dhe rikonstruksioni i fasadave është nevojë dhe domosdoshmëri e ndryshimeve të kohës. Arkitektura dhe urbanistika do të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm social, ekonomik, kulturor, dhe prezantues për të gjithë komunitetin.