Në proces përmirësimi i infrastrukturës, Kavajë
INFO & NEWS, NEWS
Janë realizuar rreth 75% e punimeve të parashikuara në objekt, për projektin “Rikonstruksion i Rrugës Çamëria dhe Unazës së qytetit, Kavajë ”.
Deri më tani ka përfunduar pjesa e infrastrukturës nëntokësore (shtrimi i tubacioneve të ujërave te bardha dhe ujërave të zeza për segmentet nr. 1, nr. 2, nr. 4 dhe nr. 5). Paralelisht janë hedhur nënshtresat e çakullit dhe po punohet për ndërtimin e avllive të reja. Ndërkohë në segmentet 1 dhe 4 po punohet me bordura dhe shtresat e trotuarëve.
Ky projekt ka qenë një domosdoshmëri prej vitesh e banorëve të zonës dhe drejtuesve të automjeteve, nisur nga numri i popullsisë dhe njësive të shërbimit të përqëndruara. Në bashkëpunim të vazhdueshëm me Njësinë Vendore, përfshirë në paketën e saj të investimeve Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të sigurojë rritje të sigurisë në qarkullim, reduktim të kohës dhe lidhje me infrastrukturën lokale.Përmirësimi i konektivitetit në shërbim të qytetarëve synon të nxisë një impakt direkt e pozitiv në rritjen e lëvizjes, rrjedhimisht të konsumit e të njësive të biznesit.