Works near completion in Pogradec
Tiranë- Ndërhyrja për sistemim asfaltim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit u krye si pasojë e kërkesës nga banorët e zonës, Njësisë Vendore si dhe duke marrë parasysh fluksin e vizitorëve, karakterizuar nga turizmi “në 4 stinë”.
Projekti konsistoi dhe në marrjen e masave përforcuese inxhinierike që u ndërtuan në krah të skarpatës ekzistuese, në mënyrë që ajo të mbrohet nga rrëshqitjet e mundshme. Krijimi i një strukture të qëndrueshme që rrit forcën dhe stabilitetin, si dhe mbrojtjen ndaj gërryerjeve.
Për banesat në vijë, impakti ka qenë direkt në ndërtimin e mureve mbrojtëse në lartësi që prej kohësh ishte kthyer në një shqetësim të madh, duke rrezikuar dhe pronat e tyre. Hyrja dhe dalja e qytetit e cila ju nënshtrua procesit të asfaltimit, për të cilat më herët drejtuesit e automjeteve duhet të devijonin më vështirësi. Përmirësimi i infrastrukturës në zona me fluks të konsiderueshëm është një nevojë urgjente për banorët e zonës dhe vizitorët, shtuar në rastin konkret rrezikun ndaj rrëshqitjeve në rrugë e pranë banesave.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit përpos një ndër objektivave kryesore të turizmit, vijon ndërhyrje në të gjithë vendin dhe përsa i përket investimeve në blloqe urbane, pranë qytetarëve të cilët më shumë se elementët makro, ndryshimet i shohin menjëherë në përditshmërinë e tyre.Në këtë kuadër, FSHZH paralelisht po vijon punimet dhe për rikualifikimin urban në bllokun nr.2 në qytetin e Pogradecit, për të siguruar kështu një paketë investimesh në disa nga qytetet kryesore të vendit, duke përmirësuar cilësinë e jetesës.