Ftese per Oferte
FTESË PËR OFERTË
SHQIPERI
Projekti për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit
Hua nga IBRD: Nr. 8656- ALB
Titulli i Kontratës: “Përmirësimi i integruar urban i qytetit të Beratit/paketa 1 –Gorica“
Referencë: FSHZH/PIUTD/AL-ADF-221470-CW-RFB
Leshuar ne Daten: 26 Shkurt 2021
- Qeveria e Shqiperise ka marrë nje financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per kontratën “Përmirësimi i integruar urban i qytetit të Beratit/paketa 1 – Gorica“.
- Fondi Shqiptar i fton tani ofertues të kualifikuar për te paraqitur ofertat e tyre per punimet civle “Përmirësimi i integruar urban i qytetit të Beratit/paketa 1 – Gorica“, qe parashikohen te kryhen per nje periudhe kohore prej 12 muajsh.
- Tenderi do të zhvillohet ne baze te nje dokumentacioni te harmonizuar ndermjet dokumentacionit per prokurimin e tenderit te hapur sipas Agjensise se Prokurimit Publik dhe standarteve te Bankes Boterore, duke u realizuar sipas procedurave te percaktuara ne udhezuesit e Bankës Botërore per : “Prokurimi i Mallrave, Punët dhe Shërbimet Jo-Konsultuese nën Huatë IBRD dhe Kreditë IDA &Grantet nga Huamarrësit e Bankës Botëror” (Janar 2011, rishikuar Korrik 2014).
Ju lutemi referojuni paragrafeve 1.6 dhe 1.7 për politikat e Bankës Botërore (January 2011, revised July 2014)për konfliktin e interesit.
- Ofertuesit/kompanite e interesuar mund të marrin informacion me të detajuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe të kontrollojnë dokumentat e tenderimit gjatë orareve zyrtare nga 09:00 deri 16:30, në adresën e dhënë më poshtë:
Name Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
Address Rruga: ”Sami Frashëri”, Nr. 10, Tiranë
Tel +355 4 2235 597/8
Fax +355 4 2234 885
E-mail aalikaj@albaniandf.org
Adresa e Internetit: https://www.albaniandf.org
- Një set i plotë i dokumentave të tenderimit në shqip mund të blihet nga ofertuesit e përshtatshëm të interesuar sipas paraqitjes të një aplikimi të shkruar në adresën e mëposhtme dhe sipas pagesës të një takse të pakthyeshme prej 15,000 ALL. Mënyra e pagesës do të jetë me transferte bankare ne favor te:
Albanian Development Fund
Emri i Bankes: Union Bank
Emertimi i llogarise: “Llogari Projekti ADF”
Numri i klientit: 285464
IBAN CODE: AL80 2141 1106 0111 2854 6403 0117
- Ofertat duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme në ose para 31 Mars 2021, ora: 10:00. Ofertat elektronike nuk do të lejohen. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prezencë të përfaqësuesve të caktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marre pjesë në adresën e mëposhtme në 31 Mars 2021, Ora: 10:00.
- Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlere 9,300,000 Lekë (nëntë milion e treqind mijë). Sigurimi i ofertes duhet te leshohet nga nje banke e nivelit te dyte.
- Adresa(at) e referuar më sipër është:
Name Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
Address Rruga: ”Sami Frashëri”, Nr. 10, Tiranë
Tel +355 4 2235 597/8
Fax +355 4 2234 885
E-mail aalikaj@albaniandf.org
Adresa e Internetit: https://www.albaniandf.org