Rikonstruksioni i rrugës nga Kryqëzimi Dardhë – Arrëz deri në fshatin Nikolicë
Qëllimi i këtij projekti është rikonstruksioni i aksit të rrugës nga kryqëzimi i rrugës Dardhë – Arrëz deri në fshatin Nikolicë, me gjatësi 9882 ml. Ky aks bën pjesë në territorin e Bashkisë Korçë dhe rikonstruksioni i kësaj rruge vlerësohet të jetë i rëndësishëm për fshatin Nikolicë dhe Arrëz.
Fshati Nikolicë ndodhet në pjesën e sipërme të lumit Devoll, në luginën midis shpateve të malit Gramoz (2200m) përgjatë kufirit me Greqinë. Ky rikonstruksion konsiston në ndërhyrjen në rrugë, pjesë e fazes së parë me gjatësi 9882 ml që përfundon në fshatin Nikolicë.
Aktualisht rruga është në një gjendje të amortizuar karakterizuar nga bazamenti i dëmtuar, rrjeti nëntokësor jo funksional duke rritur vështirësitë në kalim përgjatë gjithë vitit. Në disa pjesë është edhe më problematike për shkak të terrenit të vështirë malor.
Në zgjidhjen Planimetrike është marrë parasysh krijimi i nje segmenti rrugor, i cili do të shërbejë për përballimin e flukseve të qarkullimit të zonës, duke u përshtatur me pozicionet planimetrike të objekteve që e konturojnë. Në kujdes të veçantë është marrë dhe trajtimi i kryqëzimeve, ku është kryer rakordimi i kthesave me rreze maksimale te mundshme dhe atë minimale sipas kushteve, në funksion të objekteve ekzistues kufizues.Duke risjellë në vëmendje se rruga kalon në një zonë pothuajse të ezauruar nga ana urbane është marrë parasysh ruajtja e nivelit ekzistues të rrugës, duke mos sjellë diferenca kuote në lidhje me hyrjet e apartamenteve apo rezidencave.
Projekti i zbatimit për bllokun do të përfshijë trajtimin e të gjithë hapësirës urbane brenda sipërfaqes së bllokut. Për këtë, krahas trajtimit që konsulenti i bën infrastrukturës rrugore të bllokut (skemës së rrjetit rrugor, me të gjithë elementët e tij të infrastrukturës mbi dhe nëntokësore).
Përveç skemës së rrjetit rrugor (projektit të rrugës dhe trotuarëve), në zgjidhjen e projektit duhet të trajtojë, të gjitha hapësirat e lira urbane që krijohen/mbeten nga bordura e trotuarit deri në kufirin e ndërtimeve, godinave përgjatë rrugëve ose në brendësi të blloqeve (pra deri në rrezen e objekteve përgjate rrugës dhe në brendësi të bllokut); trajtimi i tyre të bëhet me elemente të rikualifikimit urban (shtrim, etj), përveç elementëve të gjelbërimit të lartë apo të ulët sipas rastit dhe specifikave të vendndodhjes.