Vijon transformimi urbanistik, Vlorë
Në proces shëtitorja “Lungomare 2”
Zona e projektit dhe rrethinat e saj karakterizohen nga zhvillimi i aktiviteteve turistike dhe infrastrukturës në tipologji kryesore si; Restorant / bar / lokale ne plazh dhe Hotele. Shëtitorja bregdetare e Vlorës është parashikuar dhe përqafuar si një lidhje në të gjithë zonën bregdetare shumëfaqëshe të qytetit të Vlorës. Pjesa jugore është zbatuar dhe tashmë përdoret plotësisht nga qytetarët dhe turistët, si një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar bregun e detit. I njëjti parim po ndiqet për vijimin e saj deri tek tuneli.
Qëllimi i përgjithshëm është sigurimi i lidhjeve ndërmjet zonave të sipërme (rrugë, trotuarë) dhe zonave të ulëta (deti, plazhet dhe platformat gjysmë – artificiale).
Ndërhyrja konsiston në njërën anë në elementin e thjeshtë, elegant të vazhduar të shëtitores me gurët natyral të bardhë dhe ritmin e pishave që ndodhen aty, duke përfshirë edhe disa mobilje bazë (stola, ndriçim dhe koshat e plehrave) dhe nga ana tjetër (një seri) hapësira publike shumë të veçanta dhe të diferencuara. Kjo lejon një ndjenjë të fortë të vazhdimësisë përgjatë gjithë vijës bregdetare duke sjellë gjithashtu një sekuencë atmosferash të ndryshme të dizenjuara për të përforcuar bukurinë natyrore të bregut të detit, peizazhin natyror dhe të qytetin.
Projekti përmban dy pishina publike, dushe si dhe “burime plazhi”. Rritja e aksesit do të ndihmohet nga shkallare të rehatshme, të cilat do të lejojnë dhe hapësirat e bizneseve dhe në përfundim të tyre shkëmbijtë natyrore forcojnë lidhjen me peizazhin ujor. Hapësirat e ndryshme të diferencuara sigurojnë një frekuentim dhe përfshirje për të gjitha grupmoshta, duke ndërthurur aktivitete të ndryshme.Sezoni veror i radhës në Vlorë do të pasurohet me hapësira publike të mirëmenduara në detaj, duke bërë që ky qytet dhe vija e tij bregdetare të jetë në listën e pushimeve përkrah destinacioneve të tjera ndërkombëtare.