Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Përmet, njoftojnë se:

Më datë 30 Shtator 2020, ora 11:00, në Bashkinë Përmet tek ambientet e Qendres Kulturore Multifunksionale, do të organizohet Konsultimi me Publikun për projektet:

  1. Rigjenerimi i Integruar Urban – Qyteti i Përmetit.
  2. Zhvillimi i Integruar Urban në Zonën Turistike të Ujërave Termale të Bënjës

Konsultimi do të përqendrohet në ndikimet mjedisore, të trashëgimisë kulturore, sociale dhe më gjerë

Objektet e përzgjedhura për tu financuar në kuadër të këtyre projekteve  janë:

Projekti për Rigjenerim të Integruar Urban – Qyteti i Përmetit:

  • Rigjenerimi i Lagjes së Vjeter Historike
  • Rehabilitimi i Kanalit të Përroit të Bardhë
  • Rigjenerimi urban i hapësirave publike
  • Sinjalistika dhe interpretimet turistike

 

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban të Zonës Turistike të Ujërave Termale të Bënjës

  • Totem, Pikat e kontrollit,
  • Vënd parkimi, Zonë pushimi për kampera,
  • Zonë kampimi për tendat, Zona e Piknikut,
  • Qendra e Parkut.

Lutemi gjeni më poshtë dokumentet e VNM-se (ESIA) per secilin projekt që do të diskutohet gjatë takimit.

VNM – Permet_2020

VNMS-Benje.2020