Tiranë- Vijojnë me ritme të larta punimet dhe deri më tani kanë përfunduar gërmimet për; zgjerimin e trasesë, mbushja me material shkëmbor në trupin e rrugës, ndërtimi i shtresës së çakullit si dhe vendosja e tombinove në rrugë.  Ndërkohë “punimet e fundit” po kryhen për  ndërtimin e muraturave të gurit dhe i bordurave të betonit në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndërtimi i kunetave dhe kanaleve të kullimit, si dhe ndërtimi i shtresës së stabilizantit për të përgatitur kështu ndërtimin e shtresave asfaltike. Bashkëpunimi me bashkinë Dibër është konstant gjatë gjithë procesit, për të siguruar të gjitha lejet e domosdoshme sipas Marrëveshjes së Investimit.

 

66%
Kjo në interes të përbashkët të zhvillimit të mëtejshëm të kësaj zone, që ofron mundësi të pafundme në drejtim të turizmit të aventurës. Si dhe gjithashtu për zhvillimin e fshatrave përreth, të izoluar deri dje për shkak të  një rruge të degraduar dhe inekzistente gjatë stinës së dimrit, duke bërë që bujqësia dhe blegtoria të ktheheshin në sektorë sezonalë. Me financim të Qeverisë Shqiptare, pjesë e programit për “Infrastrukturën Vendore Rajonale” kjo rrugë do të lidhë fshatrat Ujëmirë, Tej, Radomirë me rrugën nacionale Kukës – Peshkopi. Përmirësimi i qarkullimit në këtë zonë do të rrisë kërkesën për produkte dhe shërbime. E gjithë kjo në përfitim të ekonomisë lokale.