Mbi ecurinë e punimeve për “Përmirësimin e shtresave rrugore në unazën e qytetit Pukë, Faza 1!
Tiranë- Ky projekt parashikon përmirësimin e shtresave rrugore që fillon pranë liqenit ose pranë ish hotel turizmit Pukë dhe përfundon pranë stadiumit Ismail Xhemali. Gjatësia total e Unazës është L=1415m, ndërkohë ky objekt trajton vetëm segmentin e parë me gjatësi L=1000m, e cila është e banuar në të dy anët e saj. Punimet për segmentin e fundit të Unazës me gjatësi prej 415ml do të zbatohen në një fazë të dytë, sapo të zgjidhen e përfundojnë procedurat e shpronësimeve.
Punimet janë parashikuar në segmentet, si më poshtë vijojnë:
Segmenti 1: (Km 0+000m-km 0+100m)
Segmenti 2: (Km 0+100m-km 0+150m)
Segmenti 3: (Km 0+150m-km 0+240m)
Segmenti 4: (Km 0+240m-km 0+640m)
Segmenti 5: (Km 0+672m-km 0+900m)
Segmenti 6: (Km 0+900m-km 1+000m), n, (, cilat do t, kryhen punime si:
-gërmim,
-ndërtim muri pritës,
-ndërtim kasonete,
-skarifikim shtrese asfalti me makineri,
-shtresë çakulli,
-shtresë stabilizanti,
-profilim me binder,
-binder,
-tapet,
-skarifikim asfalti me freze,
-asfaltobeton,
-ndërtim kunete me beton dhe vendosja e bordurës prej betoni,
-ndërtim bankine.
Me ndërhyrjet e mësipërme përmirësohet ndjeshëm lëvizja e mjeteve të transportit dhe njerëzve.