From South to North !

Tiranë- Kanë filluar punimet në bllokun e kufizuar; nga rrugët “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”, “Ahmet Bektashi” dhe Parku “Rinia”.  Zona e trajtuar shtrihet në hyrje të qytetit të Ersekës, në pjesën veriore të tij dhe kufizohet në veri me agjensinë e transportit ndërqytetas dhe në jug me bllokun nr. 3. Ndërhyrja parashikon dhe rivitalizimin e Parkut “Rinia”, duke krijuar hapësira çlodhëse dhe argëtuese dhe shtuar sipërfaqet e gjelbërta në qytet; rikonstruksionin e tre rrugëve “Fan Noli”, “Mehmet Pepi”, “Ahmet Bektashi” që kufizojnë parkun dhe bllokun.

Janë përfshirë ndërtim trotuari, ndriçim rrugor, rehabilitimin e fasadave dhe suvatim, ndërtimin e çative të katër banesave kolektive, ndërtimin e parkingjeve në hapësirat e lira midis banesave.
Gjendja ekzistuese e infrastrukturës së këtij blloku është mjaft e amortizuar, shtresat e asfaltit dhe të trotuarit janë tërësisht të dëmtuara dhe mungon infrastruktura inxhinierike nëntokësore.

In total the project implemented by the Albanian Development Fund foresees:
✅Rivitalization of 20.000 m² urban area,
✅Road and pavement works,
✅Rehabilitation of facades and roof construction for 4 buildings,
✅Rivitalizimi i Parkut Rinia dhe ndërtim parkingjesh.
Me një popullsi përfituese rreth 15,529 banorë, realizimi i projektit do të ketë një impakt pozitiv në lëvizjen e mjeteve dhe banorëve, në mjedis, në rritjen e aktivitetit të bizneseve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve.