Unaza Bujqësore e Myzeqesë – Ka përfunduar Loti i I-rë
Unaza Bujqësore e Myzeqesë – Aksi rrugor në shërbim të ekonomisë ruraleKjo vepër infrastrukturore financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet programit “Infrastruktura Vendore Rajonale” dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Unaza e re integron investimet e mëparshme. Rruga lidh Lushnjen, Fierin dhe Beratin dhe siguron infrastrukturë me standarde për 40 mijë banorë. Nga pikëpamja e zhvillimit rural ky projekt siguron kosto më të ulëta prodhimi dhe shitje, rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor. Rreth 6.600 familje në zonë kanë burim primar të ardhurash bujqësinë dhe blegtorinë.Kjo ndërhyrje do të mundësojë për fermerët dalje më të shpejtë në tregje, duke ndikuar kështu në rritjen e prodhimit vendas. Si dhe akses me të lehtë të banorëve në shërbimet bazë, për përmirësimin e cilësisë së jetës.