Raporti Vjetor 2019
INFO & NEWS, REPORTS
Viti 2019, shënon një sërë zhvillimesh të reja për Fondin Shqiptar të Zhvillimit si në aspektin organizativ, konceptual e menaxherial ashtu edhe në portofolin financiar.Që nga muaji Janar 2019, FSHZH menaxhohet nga një trupë e re menaxheriale nën drejtimin e Z. Dritan Agolli, i cili me vendim të Këshillit Drejtues u emërua Drejtor Ekzektutiv i FSHZH. Këto ndryshime pritet të sjellin një stad të ri në aktivitetin 25 vjeçar të FSHZH duke e orientuar drejt zhvillimeve dhe perspektivave të reja të vendit.