Works continues for the reconstruction of the road Pogradec-Tushemisht
Tiranë- Aktualisht po punohet në ndërtimin e portaleve të 3 bokseve, gërmim dheu kasonete, si dhe shtrim i membranave gjeotekstil dhe shtresë çakëlli.
Projekti po ndiqet në mënyrë rigoroze lidhur me kushtet teknike, duke zbatuar të gjithë rregullat e sigurimit teknik.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në projektet e tij vë theksin në përmirësimin e infrastrukturës publike, në funksion të turizmit.
Në komunikim me qytetarët, më herët ky aks ka qenë një “pengesë” dhe shpesh përpiqej të anashkalohej nga banorët e zonës, ndërkohë për turistët një panoramë e shëmtuar për të arritur në një destinacion të kërkuar turistik.
Sot, drejt transformimit për të shijuar të gjithë udhëtimin paralel me liqenin e Ohrit, duke ndikuar në rritjen e frekuentimit të qytetarëve vendas dhe të huaj e rrjedhimisht në rritjen e ekonomive familjare dhe lokale të zonave të përfshira.