Reconstruction of the Panoramic view point in Berat
INFO & NEWS, NEWS
TIRANË- Qyteti i Beratit fillimisht është ngritur si kështjellë dhe pikërisht në qendër të saj ndodhet Pika Panoramike e Tabjes ose e njohur ndryshe nga vendasit si “Çanaku”.
Kjo e fundit i është nënshtruar rikonstruksionit, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe punimet kanë konsistuar në rikonceptimin total dhe rehabilitimin e një prej pikave vrojtuese, më të rralla në vend.
Prej aty mund të dallohen shumë qartë, lugina e Osumit si dhe lagjet muze “Mangalem” dhe Goricë”, duke vendosur gjithashtu dhe barrierat arkitektonike për sigurinë e vizitorëve.
Qyteti muze i Beratit në mbrojtje dhe nga UNESCO është një nga qytetet, ku historia ka lënë pas në shekuj, dëshmi civilizimi dhe kulture.
Statistikisht në 2018 sheshin e Tabjes dhe Kalasë e kanë vizituar 74.000 turistë dhe deri në fund të vitit 2019 mendohet të shkojë deri në 140 mijë.
Me financim të Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës pritëse turistike të kësaj zone.