Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon rikonstruksioni i plotë i aksit Balldren-Bend
INFO & NEWS, NEWS
TIRANË – Në Lezhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon rikonstruksionin e plotë të aksit Balldren-Bend me një gjatësi rretj 19.3 km
Aktualisht punimet po vazhdojnë në km e 15-të, në qendrën e banuar të Torovicës, me shtresë asfalti, mure e kunetë betoni.
Ky investim po ndiqet hap pas hapi, në ndihmë të 10 mijë banorëve të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave, të cilët përfitojnë në mënyrë direkte.
Ky aks do të kthehet në një nyje të rëndësishme për mjetet dhe banorët e saj, si dhe do të lehtësojë aksesin e fermerëve drejt tregjeve në qytetin e Lezhës.