Myzeqe Agricultural Ring, about 55% of works completed
TIRANË- Vazhdon me intesitet puna për rikonstrusionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë, 11 km që u vjen në ndihmë 40 mijë banorëve të fshatrave Imesht, Lumë, Ngurrëz e Madhe, Fier I Ri dhe Kashtbardhë.
Zona është e njohur për hapësirën e gjerë të tokave të kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, si dhe për sipërfaqet e mëdha me sera. Në mungesë të infrastrukturës banorët e kishin shumë të vështirë të punonin tokat apo të transportonin produktet, çka në jo pak raste ka sjellë edhe braktisjen e tokës.
Deri tanë janë realizuar rreth 55% e punimeve. Investimi i qeverisë shqiptare, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh fshatrat Bubullimë, Krutje dhe Fiershegan me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Unaza Bujqësore e Myzeqesë është një ndër investimet e rëndësishme në rrugët rurale të vitit të fundit, pasi zgjidh përfundimisht problemin e infrastrukturës dhe lidhjes së fshatrave me akset kombëtare. Për banorët e këtyre zonave kjo përkthehet në mundësi për të qenë më të konkurrueshëm në treg dhe pse jo për të investuar më tej.