Rikonstruksioni i Shëtitores “Taulantia” në Durrës
INFO & NEWS, NEWS
TIRANA -Një tjetër projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare, i cili zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.
Shëtitorja në hapësirë përfshn zonën nga porti dhe përfundon te Sfinksi. Punimet në këtë zonë përfshijnë shembjen e murit ekzistues, sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit.
Ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme, për të krijuar një zonë multifunksionale me:- hapësira publike
- sheshe
- hapësira të gjelbëruara
- sistem i ri ndriçimi
- parqe për aktivitete sportive
- kënde lojërash për fëmijë.
- lidhje me vijën bregdetare
- kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.