Tiranë  -Fondi Shqiptar i Zhvillimit rihap pas 20 vitesh kantierin e ndërtimit në aksin Balldren-Bend. Me një shtrirje prej 19.3 km, ky aks kalon në qendrën e banuar të Torovicës dhe po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Si pasojë e amortizimit mjaft të lartë dhe rrezikshëmërisë në pjesë të veccanta të saj, kjo rrugë ishtë kthyer tashmë në një problem serioz për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve.

 

 Investimi në këtë rrugë do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë për rreth 10 mijë banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave.