Tiranë – Në Bashkinë Klos po zbatohet skema e furnizimit me ujë të pastër higjenikisht për 3771 banorët e fshatrave Skënderaj Kurdari, Suç dhe Kujtim.

Në vijim të “Programit të Ujësjellësave Ruralë” ky nënprojekt arrin vlerën e investimit në 1,250,455.3 Euro. Në bashkëpunim me KfW, IPA 2013, Qeveria Shqiptare, WBIF projekti parashikohet të përfundojë në vitin 2020, duke përfunduar fazat e punimeve si më poshtë:

  • Ndërtimi i linjës kryesore 19.6 km
  • Ndërtimi i linjës së shpërndarjes 56.1 km
  • Ndërtimi i 3 rezervuarëve të rinj dhe rehabilitimi i 2 rezervuarëve ekzistues
  • Ndërtimi i një ujëmbledhësi të ri nga burimi
  • Instalimi i 290 kasetave për 771 matësa uji.

 

 

Në këtë mënyrë do të mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në zonat rurale të sipërpërmendura dhe me standartet më të mira.