Vijon implementimi i programit “Furnizimi me Ujë të pijshëm i Zonave Rurale” III në Bashkinë Tropojë
INFO & NEWS, NEWS
Tiranë-Synimi i këtij nënprojekti është të furnizojë popullsinë e zonave të përfshira,me sasi të mjaftueshme uji të pastër higjenikisht.
Aktualisht po vendoset në zbatim nënprojekti për skemën e furnizimit me ujë për 3,156 banorët e fshatrave Astë, Kuçanë, Myhejan, Kasaj, Viçidol, Mejdan, Kojel, Shumicë, Babinë dhe Begaj të Bashkisë Tropojë.
Për këtë nëprojekt investimi arrin në vlerën mbi 2.5 mln Euro dhe deri më tani janë realizuar 16% e punimeve, të cilat përfshijnë
- Ndërtimin e linjës kryesore 14 km
- Ndërtimi i linjës së shpërndarjes 54 km
- Ndërtimi i 6 rezervuarëve të rinj
- Instalimin e 110 kasetave për 540 matësa uji
- Instalimin e kutive për matësave kolektive me kapacitet deri në 332 matësa
Projekti parashikohet të përfundojë në shkurt të 2020.