Tiranë -Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” i financuar prej World Bank Group, po zhvillon nënprojektin “Rehabilitimi i zonës së Qafës së Pazarit”.

Ky nënprojekt i financuar përmes Marrëveshjes së Huasë midis World Bank Group dhe Qeverisë së Shqipërisë synon:

– ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit,

– rrjeteve të komunikimit (telefonisë e internetit),

-ndriçimit dhe kanalizimet (për ujrat e përdorur e ata të shiut)

Aktualisht vijon puna me restaurimin e rrugëve me kalldrëm, shesheve, shkallëve, trotuareve në akset kryesore nga

  • Qafa e Pazarit
  • lagjes Hazmurat
  • Sheshit të Çerçizit
  • kalasë dhe godinës së Këshillit të Qarkut po shtrohen 100% me gurë ekzistues.

Ky nënprojekt lokalizohet në një zonë kulturore të mbrojtur ndaj projekti teknik është vlerësuar e miratuar prej Institutit të Monumenteve të Kulturës.