Vijon implementimi i programit “Furnizimi me Ujë të pijshëm i Zonave Rurale” III në Bashkinë Dibër
INFO & NEWS, NEWS
Tiranë- Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me KfW, IPA 2013, Qeveria Shqiptare, WBIF ka krijuar Programin e Ujësjellsave Ruralë me një buxhet total prej 102.6 milionë euro.
Synimi i tij është të furnizojë popullsinë e zonave të përfshira,me sasi të mjaftueshme uji të pastër higjenikisht.
Programi është i ndarë në disa projekte të veçanta, me një shpërndarje gjeografike në 9 qarqe, 51 Njësi Administrative, 162 fshatra/qytete.
Konkretisht në Bashkinë Dibër investimi arrin në vlerë rreth 1,2 mln Euro dhe do të sigurojë ujë të pijshëm për 3,280 banorë të fshatrave Dohoshisht, Çetush, Pollozhan, Rashnopojë dhe Tomin.
Projekti parashikon:
- ndërtimin e linjës së shpërndarjejes në gjatësi 28 km.
- ndërtimin e linjës kryesore të dërgimit në gjatësi 1.5km
- ndërtimin e 2 rezervuarëve të rinj dhe rehabilitimin e 2 rezervuarëve ekzistues,
- si dhe instalimin e 350 kasetave të parafabrikuara për 810 matësa uji.
Zbatimi i këtij projekti planifikohet të përfundojë në Shkurt të vitit 2020