Diskutimi u përqëndrua në aspektet sociale dhe mjedisore të projektit të hartuara në përputhje me udhëzimet e Bankës Botërore. Shëtitorja “Naim Frashëri”. Projekti parashikon zbatimin e politikave sociale dhe mjedisiore në përputhje me udhëzime të Bankës Botërore.

TIRANË – Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë organizuan konsultimin publik për projektin “Rivitalizimi i shëtitores ‘Naim Frashëri’”, që është pjesë e programit “Për zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik” që financohet nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Të pranishëm ishin përfaqëues të aktorëve të interesit që preken nga projekti, të Këshillit Bashkiak, etj.

Diskutimi u përqëndrua në aspektet sociale dhe mjedisore të projektit të hartuara në përputhje me udhëzimet e Bankës Botërore. Shëtitorja “Naim Frashëri”. Projekti parashikon zbatimin e politikave sociale dhe mjedisiore në përputhje me udhëzime të Bankës Botërore.

Shfrytëzimi sa më i mirë i hapësirave publike, mbrojtja e identitetit të qytetit të Sarandës, aspektet funksionale në shërbim të banorëve dhe pushuesve të shumtë në sezonin veror të shëtitores, rehabilitimi i infrastrukturës nëntokësore të nevojshme, krijim e lehtësirave për ankorimin e varkave të peshkimit dhe ato turistike ishin disa nga diskutimet  kryesore në këtë takim dhe marrin zgjidhje nëpërmjet projektit të hartuar.

 

(Më shumë mbi dokumentin e politikave mjedisore dhe sociale gjeni në këtë link:http://documents.worldbank.org/curated/en/873641468204885252/pdf/SFG2276-English-REVISED-UPLOAD-NEW-VERSION-new-date-and-disclosure-date-P155875-Box396278B-PUBLIC-disclosdd-7-18-16.pdf  )

Projekti për rehabilitimin e shëtitores “Naim Frashëri” ka kaluar nëpër disa konsultime publike. Ato janë një instrument që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përdorur me qëllim rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe nxitjen e bashkëpunimit të komunitetin.

Projekt-ideja finale u zhvillua disa muaj më parë në mjediset e Bashkisë Sarandës duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të njihen me detajet e projektit. Po ashtu është gati edhe projekti i zbatimit.

Projekt-ideja e transformon shëtitoren në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit. Parashikohet restaurimi i fasadave në gjithë gjatësinë me qëllim përmirësimin e estetikës. Gjithsesi në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

Janë rreth 5 milionë Euro që janë vënë në dispozicion për rigjenerimin urban të shëtitores. Krahas projekt-idesë finale, është gati edhe projekti i zbatimit.